Mbyllet sot fushata elektorale në Prizren dhe Lipjan
LDK dhe PDK pritet të shkojnë të dielën në rivotim pas parregullsive serioze të konstatuara në balotazh nga KZAP-i. Kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi pritet ta mbajë tubimin përmbyllës me qytetarët e Prizrenit do ta mbajë në palestrën e sporteve. Ndërsa në Lipjan, kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti do të vizitojë Janjevën, ku do të takohet me qytetarë të kësaj ane. Pjesëmarrës në këtë vizitë do të jenë edhe përfaqësuesit e koalicionit `Së Bashku për Lipjanin``. Ndërkaq, lideri i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, personalisht do të marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të partisë së tij në Prizren dhe Lipjan. Ndërsa KQZ, thotë pohon se janë bërë përgatitjet e nevojshme për të mos lejuar përsëritjen e parregullsive. Pas ankesës së ushtruar nga LDK, Gjilani mbetet në pritje të një vendimi nga Gjykata Supreme, që duhet të vendosë për njohjen e rezultatit të balotazhit apo përsëritjen e votimit. Ndërkohë KQZ ka bërë ndërrimin e komisionerëve për zgjedhjet e së dielës në Prizren dhe në Lipjan, dhe ka paralajmëruar shtimin e masave të sigurisë në vendvotime.