KE: Kosova ka arritur progres, por mbeten ende sfida
Në takim u bisedua mbi obligimet që duhet të përmbushë Kosova lidhur me liberalizimin e vizave. Përfaqësuesit e KE-së vlerësuan se është arritur progres i ndjeshëm, megjithatë mbeten ende sfida me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet dhe t'i zgjidhë ato. Ata pohuan se është vërejtur disponim i mirë dhe gatishmëri tek të gjithë faktorët relevantë në Kosovë për të përmbushur këto kërkesa, prandaj ky është që në fillim një lajm i mirë. Një koordinim më i mirë ndër ministrorë, menaxhimi i integruar i kufijve si dhe disa çështje tjera janë kushtet kryesore për t'u përmbushur. Nga ana e tij, Kuçi falënderoi për ndihmesën që po i jep KE, Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe konfirmoi edhe njëherë vullnetin politik për të përmbushur të gjitha detyrat që dalin përpara. Ai informoi bashkëbiseduesit me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe veprimet drejt plotësimit të këtyre standardeve në fushën e sundimit të ligjit dhe në fushat tjera.