ORA mund t´i bashkëngjitet LDK-së
Kryetarja e kësaj partie Teuta Sahtçiu deklaroi për Radio Kosovën se në mesin e ofertave të partive politike, ftesa e LDK-së është më seriozja dhe vetëm ajo është duke u shqyrtuar. Sahatçia tha se vendimi do të merret pasi të mblidhet Kuvendi i ORA-s dhe aty të votohet në anëtarësi çështja e kalimit tek LDK. "Ne kemi oferta jo vetëm prej LDK-së, por edhe prej partive tjera. Mund të them se oferta është jashtëzakonisht serioze. Ne jemi duke shqyrtuar këtë ofertë dhe vendimi definitiv do të merret pasi të vendoset nga anëtarësia përmes votimit. ORA është parti e funksionimit të demokracisë. Oferta po shqyrtohet dhe nuk kemi nevojë të ngutemi", është shprehur Sahatçia.