E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, në fundi të Marsit pasaportat edhe në shqip

Qytetarët shqiptarë me të madhe po pajisen me pasaporta të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe, meqë gati se një muaj mungojnë pasaportat me shkrimin e gjuhës shqipe.Sipas njoftimeve zyrtare të MPB-së, për t`u pajisur me pasaportë të shkruar edhe në gjuhën shqipe, duhet pritur më së voni edhe dy muaj. Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Xhevat Buçi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se pasaportat në gjuhën shqipe më së voni do të vijnë kah fundi i muajit mars, por sipas tij ato mund të kryhen edhe për një afat edhe më të shpejtë.“Pasaportat e shkruara në gjuhën shqipe pritet që të arrijnë kah fundi i muajit mars, por ne bëjmë përpjekje që t`i sjellim ato sa ma herët, kështu që presim të marrim një përgjigje pozitive nga kompania gjermane që i prodhon pasaportat”, ka theksuar Buçi. Ai ka shfaqur shpresën se MPB do të bëjë përpjekje dhe sukses që t`i sjellë këto pasaporta edhe më herët, gjatë muajit të ardhshëm.Nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme radhët e gjata mbizotërohen nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk interesohen edhe shumë se çfarë gjuhe shkruan në pasaportat e tyre, mirëpo ata insistojnë të tërheqin pasaportë, për shkak të obligimeve që i presin në vendet e BE-së dhe puna. Edhe përkundër apelit të zyrtarëve të lartë shqiptarë në MPB-së se shqiptarët të presin për të tërhequr pasaportat në shqip, përveç rasteve urgjente, megjithatë thirrja e tyre mbetet e shurdhër. /start/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›