E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjenë, mbahet konferenca “Kosova në BE”

Në konferencën në fjalë ishin të pranishëm edhe  katër anëtarë të Parlamentit Evropian: Ernst Strasser (Austri), Indrek Tarand (Estoni) si dhe Mariya Nedelcheva e Emil Stefanov Stoyanov (Bullgari). Në hapje të konferencës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari paraqiti zhvillimet dhe angazhimet e qeverisë së Kosovës në aspektin e integrimeve evropiane. Ndërkaq, eurodeputeti Ernst Strasser theksoi përkushtimin e Parlamentit Europian lidhur me gjetjen e mënyrave të përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ai po ashtu deklaroi se pret që integrimi i tërë regjionit në BE-së të përfundojë brenda 10 viteve të ardhshme. Edhe folësit e tjerë nënvizuan rëndësinë e madhe që Kosova ka si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera me rëndësi për temën në fjalë, ku me diskutimet e tyre kontribuuan edhe pjesëmarrësit tjerë. Në konferencën “Kosova dhe BE” morën pjesë kryesisht përfaqësues të korit diplomatik nga SHBA, Japonia, Turqia, etj si dhe shumë afaristë austriakë.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›