Armët bërthamore, ANEB: Inspektim në Korenë e Veriut

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (AIEA) ka paraqitur një kërkesë tek autoritetet Koresë së Veriut për të ushtruar një inspektim në terren lidhur me arsenalin bërthamor. Ky vendim erdhi pas frikës se balanci dhe siguria e vendosur gjatë regjimit të Kim Jong-il, mbi arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut, mund të kërcënohen pas vdekjes së tij.
Në kërkesën e saj agjencia kërkon të dërgojë një grup inspektorësh të cilët do të mbikqyrin sigurinë e mbushjeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Kërkesa e ANEB mbërrin pas vdekjes së “liderit të dashur”, Kim Jong-il dhe ardhjes në pushtet si lideri supreme, i djalit të tij, Kim Jong-un, për të cilin pak dihet nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë, në vendin komunist vazhdon zia 10-ditore për ndarjen nga jeta në moshën 69-vjecare të Kim Jong-il. Ai ndërroi jetë ditën e shtunë pas pësimit të një infarkti kardiak, sipas agjencive të lajmeve shtetërore koreano-veriore, “duke punuar për popullin”.