E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti sanjoll voton Rahoj si kryeministër

Parlamenti spanjoll ka votuar sot kryeministrin e ri, liderin konservativ Mariano Rahoj. Deputetët miratuan programin e tij, i cili përmban shkurtime buxhetore dhe reforma të rrepta ekonomike.

Përballë një presioni urgjent për rregullimin e ekonomisë së Spanjës, me 5 milionë njerëz të papunë dhe me paralajmërimet për një recesion të ri, Rahoj, 56 vjeç, është zotuar në krijimin e vendeve të reja të punës, në spastrimin e bankave dhe risgurimin e investitorëve mbi financat e vendit.

Për spanjollët, kjo nënkupton thellim të shkurtimeve të shpenzimeve, që tashmë kanë nxjerrë në rrugë mijëra protestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›