Armët franceze në duart e tuaregëve
Në duart e popullsisë tuareg në Mali, kanë rënë armë franceze, të destinuara për kryengritësit libianë.
Sipas medieve franceze, armët janë vënë nën kontroll nga luftëtarët tuareg, që mbrojtën deri para pak ditësh Muammar Gaddafin. Besohet se ato janë marrë nga zonat e hedhura me parashutë prej ushtrisë franceze, në ndihmë të kryengritësve.
Nuk dihet modeli i armëve, që ka rënë në duart e tuaregëve.
Në fund të muajit qershor, Franca pranoi se kishte hedhur me parashutë armë për rebelët në lindje të Libisë, kryesisht në qytetet Djebel dhe Nefusa.
Në anën tjetër, Musa Ibrahim, zëdhënës i Gaddafit, tha se mbështetësit e tij në qytetin e tij të lindjes Sirte, do ta refuzojnë një ultimatum të kryengritësve për dorëzim deri të shtunën, ose të ballafaqohen me sulm.
Zëdhënësi tha se “asnjë komb me dinjitet nuk do ta pranoj ultimatumin nga bandat e armatosura”.