E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamikaze ne Grozni. 8 police te vrare e 16 te plagosur

Një sulm kamikaz në Ceceni u ka marrë jetën të paktën 8 policëve. Nga shpërthimi u plagosën edhe 16 persona të tjerë.  Atenati ndodhi në Grozni e duke cituar një burim policor agjencia e lajmeve Interfaks bën të ditur se sulmuesi u vetëhodh ne erë kur patrulla policore ishte përpjekur t’i vinte prangat.

Megjithatë  dëshmitë nga vendngjarja janë të ndryshme e më së shumti konfuze në lidhje me sulmin. Disa policë folën dhe për një shpërthim të dytë në vendngjarje.

Sulmi ndodhi afër ndërtesës së parlamentit lokal në fund të muajit të Ramazanit. Lideri Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, tha se “banditë” ishin përpjekur për të kryer një sulm terrorist në ditën më të shenjtë për muslimanët

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›