“Armët” kundër celulitit

16/06/2005 Cila femër nuk ka dëshirë që para pasqyrës të mos vërejë të ashtuquajturën lëkurë portokalli në lëkurën e saj?
S’ka dyshim që celuliti është shkaktar i shumë shqetësimeve për pjesën më të madhe të femrave, sidomos në stinën e verës. Kjo dukuri është e njohur që në shekullin e 19, kur shkencëtarët suedezë përkufizuan atë si grumbullim të yndyrës në formën e rrathëve të parregullta të shtresës së dytë të lëkurës, duke e quajtur celulit.
Po çfarë është celuliti? Celuliti është një masë në dukje e xhelatinës, që përbëhet nga yndyra dhe uji i grumbulluar në të ashtuquajturit “xhepa nën lëkurë”. Kjo dukuri shkaktohet nga ndryshimi në gjendrat e yndyrës, që janë pasojë e mosqarkullimit të mirë të lëngjeve në trupin e njeriut.
Pra, kështu shtohet sasia e ujit në qelizat e yndyrës, që sjell qarkullimin e dobët të gjakut dhe të oksigjenit nën lëkurë, duke sjellë kështu dëmtime në lëkurë apo format e celulitit. Ndërkohë që vetëm femrat janë ‘viktimat’ e celulitit.
Shpesh njerëzit e shohin celulitin si pasojë e shtimit në peshë, por realisht nuk është kështu, pasi ai shfaqet edhe te persona me peshë normale. Celuliti ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi.
Si ta luftojmë celulitin?
Gjatë stinës së dimrit problemi i celulitit kalon në plan të dytë, ndërkohë që shqetësimet për ta mbuluar apo hequr atë janë vetëm në verë, sidomos gjatë sezonit të plazhit. Ajo që është e rëndësishme në eliminimin e celulitit është alternimi i trajtimit të tij gjatë të gjithë vitit dhe, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur neglizhohet më shumë kujdesi për trupin.
Një nga elementët e rëndësishëm është edhe veprimtaria sportive, që konsiderohet edhe si arma më efikase. Nëse jeni të dhënë pas veprimtarive sportive, ushtrime në aparatet sportive, atëherë ju këshillojmë të merreni me vrap, me ecje sportive, not apo me aerobi. Të gjitha këto, përveçse do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, do t’ju lirojnë edhe nga yndyra e tepërta e mbledhur në trupin tuaj.
Preparatet kozmetike
Përdorimi i kremrave apo produkteve të tjera kozmetike ndihmojnë edhe më shumë gjatë masazhit, pasi lejojnë që duart të rrëshqasin më mirë mbi lëkurë. Për celulitin e shkaktuar nga një defekt në qarkullim, mund të përdorni ekstrakte bimore, si gështenja, edera, çaji jeshil. Këto bimë favorizojnë qarkullimin e lëngjeve. Substancat që veprojnë direkt në pjesët me dhjam, janë algat detare të pasura me jod, ato shpejtojnë shkatërrimin e dhjamit dhe ulin vëllimin e celulitit. Vajrat bimore me bajame dhe aloe kanë një veprim zbutës dhe hidratues. Për të pasur një lëkurë të lëmuar përdoren kremra me acide frutash, ekstrakte të çajit jeshil, acide salicilike, që heqin qelizat e vdekura nga shtresa sipërfaqësore e epidermës, duke i dhënë lëkurës një përshkueshmëri më të madhe.
Preparatet kozmetike mund t’i gjejmë në formën e kremrave, emulzioneve, xhelit apo ampulave për përdorim të jashtëm. Këto preparate janë të pasura me vitmanina, antioksidantë dhe ekstrakte të luleve dhe pemëve tropikale, si kokosit, kamomilit, ginkos dhe të gështenjës së egër, të cilat ndihmojë qelizat trupore të lirohen nga toksina e ndryshme që rregullojnë qarkullimin e gjakut në kapilarë dhe njëkohësisht parandalojnë dëmtimin e lëkurës.