Muzeu Historik ekspozon fondin e etnografisë
16/06/2005 Muzeu Historik Kombëtar nisi një ditë më parë punën për "ndërtimin" e pavionit të etnografisë, ku do të ekspozohen rreth 2300 objekte etnografike si; kostume popullore, punime argjendarie, zejtarie, shpata dhe armë të shek.XVII-XVIII. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr.Moikom Zeqo, tha se "në pavionin me sipërfaqe 800 metra katrorë do të ekspozohen 100 kostume popullore, ku 2/3 do të jenë veshje popullore për gra, pjesë e fondit të këtij muzeu".
Zeqo shtoi se "në këtë pavion do të ekspozohen kostume popullore të minoriteteve, që do të merren nga këto zona". Sipas tij, "Për kompletimin e kostumeve popullore që kanë mungesa, do të bashkëpunojmë me fondet e muzeve të Lezhës, Shkodrës dhe Pukës". Për krijimin e këtij pavioni, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka akorduar fondin prej 50 milionë lekësh