E Hënë, 2 Nëntor 2026

Piktura murale e Et’hem Beut,në dorë të restauratorëve

16/06/2005  Një grup specialistësh pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës nisën sot restaurimin e pikturës murale të Xhamisë së Et'hem Beut, në qendër të Tiranës, vepër unikale e piktorëve anonimë të shekullit XVIII-të.

"Komisioni Kombëtar i Restaurimeve miratoi këtë projekt, që nisi me pikturën në muret e hajatit të xhamisë", tha për agjencinë telegrafike të lajmeve, drejtore e IMK-së, Edlira Çaushi.

”Piktura murale shtrihet në sallën e lutjeve, portikut, në faqet e brendshme dhe të jashtme të hajatit, si dhe në arkitekturën e jashtme të xhamisë. Restaurimi konsiston në pastrim, integrimet piktoreske, ku ka zhdukje të imazhit piktoral, qepje me fije plastike të pjesëve të dëmtura etj.", tha restauratori Gentian Vokopola.

Xhamia e Et'hem Beut është monument kulture i klasit të parë. Deri në fund të shekullit XIX-të, ndonëse qyteti i Tiranës numëronte mbi 20 xhami, asnjëra prej tyre nuk e kaloi nga bukuria xhaminë e Haxhi Et'hem Beut, e cila i dha qytetit një simbol arkitekture, që ngjason me stilin e xhamive të Stambollit (Turqi).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›