Fundi i dashurisë portokalli
16/06/2005 Në Krishtlindje ishte çifti më i pëlqyer i botës. Sot, pasionarja me bishtaleca dhe reformatori me fytyrën e dëmtuar, janë të ndarë në shtëpi. Në krizë i kanë futur zgjedhjet e politikës ekonomike. Por, mbi të gjitha, ambiciet e Julia Timoshenkos
Në të mirë e në të keq, është Timoshenko që ka shkaktuar krizën politike, në më pak se 100 ditë pas ardhjes në detyrë. “Faji është i ambicjes së saj të shfrenuar”, akuzojnë armiqtë, të cilët janë të shumtë, por edhe të fuqishëm, në oborrin e Presidentit. “Meritë e karakterit të papajtueshëm, të padisponueshëm për kompromise”, përgjigjen në krahun tjetër
Ajo që është e sigurtë, është se revolucioni i dikurshëm portokalli është transformuar tashmë në një luftë për pushtet, e cila më e zezë se kaq nuk mund të bëhej
Pino Buongiorno
Siamezët e revolucionit portokalli po ndahen. Ai, Viktor Jushenko, fytyra popullore (dhe e dëmtuar nga helmimi) e revoltës në sheshin Meidan në Kiev, i bërë President i Ukrainës së re, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga reformat liberale dhe ekonomia e tregut, për të mos tradhtuar të kaluarën si guvernator i bankës qendrore. Ajo, Julia Timoshenko, pasionarja e rebelimit paqësor kundër regjimit të korruptuar të Leonid Kushma, e zgjedhur Kryeministre me mbështetjen totale të popullit, nuk heq dorë nga populizmi dhe zgjedhjet radikale, e bindur se mund të fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në mars të vitit 2006.
Eshtë fundi i një dashurie politike që shuan euforinë e të rinjve që zbritën në rrugë për të protestuar kundër despotizmit postkomunist. Por, është njëkohësisht edhe pasojë e parashikuar e ligjeve të politikës, sapo revolucioni konsumohet.
Jushenko i ka kërkuar tashmë në një rast Timoshenkos letrën e dorëheqjes. Madje, presidenti ka dëbuar nga puna kryeministrin në fundin e majit, duke bërë që të dalë ky lajm përmes një të përjavshmeje të Kievit. Ajo është përgjigjur sipas mënyrës së saj: kurrë nuk do të pranojë që të sulmohet dhe largohet, nëse këtë nuk e bën parlamenti. Në vijim, çifti shumë i njohur i sheshit Meidan ka kërkuar ripaqësimin, duke përgënjeshtruar publikisht çdo mosmarrëveshje. Por është vetëm një bashkëjetesë prej dy të divorcuarish që jetojnë në një shtëpi, sa për të mos përkeqësuar situatën e rëndë në vend si dhe për të mos bërë që të largohen investitorët e huaj.
Në të mirë e në të keq, është Timoshenko që ka shkaktuar krizën politike, në më pak se 100 ditë pas ardhjes në detyrë. “Faji është i ambicjes së saj të shfrenuar”, akuzojnë armiqtë, të cilët janë të shumtë, por edhe të fuqishëm, në oborrin e presidentit. “Meritë e karakterit të papajtueshëm, të padisponueshëm për kompromise”, përgjigjen në krahun tjetër. Ka të vërteta në të dy pohimet. Julia, mbretëresha e Kievit, miliarderja tërheqëse, por edhe kontradiktore, që i ka bërë paratë me shitblerje gazi, ka një synim të fiksuar: të fitojë zgjedhjet e 2006 dhe të marrë vendin e Jushenkos, pra presidencën e Ukrainës. Për këtë arsye, ajo është e obsesionuar nga shifrat e popullaritetit në sondazhet si dhe nga rritja e partisë së saj, e cila quhet Mëmëdheu.
Të dy objektivat, deri tani janë arritur. Konsensusi ka kapur shifrat 50 për qind, as më shumë e as më pak sesa ai i Jushenkos: një rezultat goxha i mirë. Akoma më mirë ecën lëvizja e saj politike, që kohët e fundit është rritur drejt 15 përqindëshit, ndërkohë që ajo e Presidentit, “Ukraina jonë” ka zbritur në 25 për qind. Nëntë muaj përpara zgjedhjeve, gjërat nuk duken të shkojnë keq në punët e kësaj gruaje, gjithnjë elegante, e cila kujdeset për imazhin më shumë se për çdo gjë tjetër: në numrin e majit të revistës Elle (edicioni ukrainas) është fotografuar dhe nxjerrë në kopertinë me veshje të Louis Vuittom, Yves Saint Laurent dhe Valentino.
Merita për suksesin e saj i takon disa iniciativave sa demagogjike, aq edhe popullore. Indiferente ndaj inflacionit, kryeministrja ka rritur pagat e nëpunësve publikë me 57 për qind dhe pensionet me 24 për qind. Edhe invalidët, jetimët dhe nënat e pamartuara kanë përfituar nga subvencionet dhe asistenca shtetërore.
Si një Robespierre moderne, Timoshenko është lëshuar në ndjekje të eksponentëve postkomunistë, derisa ka arritur të ketë në duar të firmosur dekretin e pushimit nga puna të 18 mijë funksionarëve qeveritarë.
Ndërkohë Jushenko, në muajt e parë të mandatit, i është dedikuar udhëtimeve jashtë vendit për të promovuar Ukrainën e re demokratike, e cila kërkon hyrjen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, Timoshenko i është përkushtuar e gjitha politikës së brendshme. I është vënë rishqyrtimit të të gjithë privatizimeve të kryera nga regjimi paraardhës, duke e ditur mirë se ata kishin favorizuar mbi të gjitha familjen e ish- presidentit, apo disa oligarkë rusë: një listë me plot 3 mijë raste. Hapu qiell! Jushenkos i është dashur të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme misionet e tij jashtë vendit si dhe të ndërmjetësojë personalisht pas valës së protestave të sipërmarrësve dhe ambienteve financiare angleze e amerikane, të frikësuar nga klima radikale që ishte krijuar. Presidenti ka premtuar se qeveria do të rishqyrtojë jo më shumë se 30 privatizime, ato që mendohen të jenë edhe më skandalozet.
Jo më pak bombastike ishte edhe sfida që Timoshenko u bëri kompanive ruse të naftës, të cilat janë akuzuar se kanë krijuar një kartel dhe se komplotojnë kundër Ukrainës së re, me urdhër të Vladimir Putinit, Presidentit të Rusisë fqinje. Në fund të prillit, Kryeministrja ka kërkuar që të ndryshohen çmimet e benzinës. Janë kundërpërgjigjur në mënyrë të rrufeshme kolosët e Transneft, Lukoil dhe Tnk-Bp. Ata kanë ndërprerë furnizimet që në muajin maj, duke bërë kështu që të mungojë benzina dhe gazi. Edhe në kjëtë rast, Jushenkos i është dashur të marrë vetë në duar situatën dhe frenat e administartës, duke e kritikuar Timoshenkon për kryqëzatën e saj antiruse.
Zënka dhe mosmarëveshjet ndërmjet dy personave që mbajnë postet më të lartë në administratën ukrainase nuk duket se përfundon me kaq. Edhe sepse Timoshenko ka grumbulluar një goxha numër kundërshtarësh, duke filluar që nga numri dy i qeverisë së saj, teknokrati Anatoli Kinakh. Por armiku i vërtetë i Kryeministres është një tjetër. Quhet Pjotër Poroshenko, dhe në Kiev të gjithë e njohin si mbretin e çokollatës. Duke qenë se kishte financuar revolucionin portokalli, Poroshenko mendonte se do të kompensohej me vendin e kryetarit të qeverisë së re. I është dashur të pranojë kokulur detyrën e drejtorit të këshillit për sigurinë kombëtare, me detyra të koordinimit të disa ministrive.
Sipërmarrësi është kthyer në spinën e vërtetë që qëndron në krahun e Timoshenkos. Sa më shumë që Kryeministrja e Ukrainës tërheq kabllin, aq më tepër ai përpiqet ta shtrëngojë, dhe nuk i dihet, me urdhër të drejtpërdrejtë të Presidentit Viktor Jushenko, apo duke vepruar sipas mendjes së tij. Ajo që është e sigurtë, është se revolucioni i dikurshëm portokalli është transformuar tashmë në një luftë për pushtet, e cila më e zezë se kaq nuk mund të bëhej.
Dy rrugë të ndryshme
Ndërkohë Jushenko, në muajt e parë të mandatit, i është dedikuar udhëtimeve jashtë vendit për të promovuar Ukrainën e re demokratike, e cila kërkon hyrjen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, Timoshenko i është përkushtuar e gjitha politikës së brendshme. I është vënë rishqyrtimit të të gjithë privatizimeve të kryera nga regjimi paraardhës, duke e ditur mirë se ata kishin favorizuar mbi të gjitha familjen e ish- presidentit, apo disa oligarkë rusë: një listë me plot 3 mijë raste. Hapu qiell! Jushenkos i është dashur të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme misionet e tij jashtë vendit si dhe të ndërmjetësojë personalisht pas valës së protestave të sipërmarrësve dhe ambienteve financiare angleze e amerikane, të frikësuar nga klima radikale që ishte krijuar. Presidenti ka premtuar se qeveria do të rishqyrtojë jo më shumë se 30 privatizime, ato që mendohen të jenë edhe më skandalozet