Flasim pak për Irakun
16/06/2005 Ne kemi paguar tashmë një çmim të madh për Doktrinën Ramsfeld: “Aq trupa sa mjaftojnë për të humbur”. E di që thirrja për më shumë trupa është tashmë gjëja e fundit që çdokush dëshiron të dëgjojë. Por, vetëm sa bëjmë budalla vetveten nëse mendojmë se një politikë e ushtri irakene do të mund të dalë nga një mjedis i tillë kaotik e i pasigurtë, ku mund të ndiesh siguri vetëm brenda fisit tënd
THOMAS L. FRIEDMAN
The Nju Jork Times
Që nga koha e zgjedhjeve mbresëlënëse, Iraku është zhytur thellë e më thellë në dhunë. Por askush në Uashington nuk dëshiron të flasë lidhur me këtë. Konservatorët nuk dëshirojnë të flasin sepse, me pak përjashtime, ata mendojnë se puna që bëjnë është për t’u duartokitur, pavarësisht asaj që bën ekipi i Bushit. Liberalët nuk kanë dëshirë të flasin lidhur me Irakun sepse, me pak përjashtime, ata mendonin që në fillim se lufta ishte e gabuar, dhe thellë brenda tyre dëshirojnë që ekipi i Bushit të dështojë. Si rezultat, Iraku po rrëshqet dhe e gjithë barra tashmë i ka mbetur ushtrisë sonë. Pjesa tjetër e vendit ka shkuar të bëjë pazar, gjë që i shkon në mënyrë të përkryer për shtat zotit Karl Rove.
Epo, ne na duhet patjetër që të flasim për Irakun. Nuk është koha për të hequr dorë – ende mund të fitohet – por është koha për të pyetur: Cila është strategjia jonë? Kjo pyetje është urgjente, sepse Iraku po shkon drejt një pike shumë të rrezikshme – pika kur komunitetet nisin të investojnë më shumë energji për përgatitjen e militantëve të tyre në një luftë për pushtet – kur çdo gjë shembet, në vend që të investojnë energjitë e tyre në realizimin e kompromiseve të vështirë brenda dhe ndërmjet komuniteteve të tyre, me qëllim ndërtimin e një Iraku të bashkuar dhe të demokratizuar.
Problemi ynë thelbësor në Irak mbetet vendimi shkatërrimtar i Donald Ramsfeld – mbështetur nga Presidenti Bush – për ta pushtuar Irakun me të shpejtë. Që nga dita kur nisën grabitjet, u bë shumë e qartë se ne nuk kishim atje trupat e mjaftueshëm. Ne nuk e kemi kontrolluar kurrë plotësisht terrenin. Pothuajse çdo problem, me të cilin ne përballemi në Irak sot – ngritja e militantëve etnikë, dobësia e ekonomisë, mangësitë në gaz dhe në energji elektrike, rrëmbimet, largimi i profesionistëve të klasës së mesme – rrjedhin nga fakti që ne nuk shkuam në Irak, duke patur në mendje Doktrinën Pauell të forcës dërrmuese.
Po, po e di që ne po trajnojmë ushtarë irakenë në batalione, por nuk mendoj se ky është çelësi i zgjidhjes. Kush është duke i trajnuar kryengritësit fashistë? Askush. E megjithatë, ata janë duke i shkaktuar përditë dëme forcave të SHBA dhe atyre irakene. Trajnimi është i mbivlerësuar, sipas mendimit tim.
Ku mund t’i motivosh ushtarët dhe oficerët? Kjo mund të vijë vetëm nga një udhëheqës dhe një qeveri irakene që do të shihen si përfaqësues të fraksioneve kryesore të vendit. Deri tani, klasa politike irakene ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Kurdët kanë qenë të mëdhenj. Por udhëheqësit sunitë kanë qenë dritëshkurtër në rastin më të mirë dhe keqdashës në rastin më të keq, duke fantazuar se do të jenë në gjendje që të rikthehen në pushtet përmes terrorizmit. Sa për shiitët, udhëheqësi i trye shpirtëror, Ajatollah Ali Sistani, ka qenë një forcë pozitive në anën fetare, por ai nuk ka një analog politik. Nuk ka dalë deri tani asnjë Hamid Karzai shiit.
“Për momentin, ne nuk kemi ndonjë forcë galvanizuese”, vëren Kanan Akija, historiani iraken, që drejton Fondacionin Iraken të Kujtesës. “Homologu i Sistanit në frontin demokratik nuk ka dalë ende. Sigurisht, amerikanët bënë shumë gabime, por në këtë fazë ata mund të fajësohen gjithnjë e më pak. Barra është mbi irakenët. Dhe ne ende nuk jemi ngritur mbi mundësinë që shfaqet përpara nesh”.
Unë ende nuk e di nëse një Irak i vetëvendosur dhe i demokratizuar do të ishte diçka e mundshme. Unë ende besoj se është një prej interesave jetësorë të SHBA që të gjejë përgjigjen. Por e vetmja mënyrë për të gjetur përgjigjen është krijimi i një mjedisi të sigurtë. Eshtë shumë e vështirë që të dalin udhëheqës të moderuar, bashkues kombëtarë në një mjedis të tillë të zhytur në dhunë.
Ndoshta është shumë vonë, por përpara se ne të heqim dorë nga Iraku, përse të mos përpiqemi ta bëjmë ashtu si duhet? Të dyfishohen trupat amerikane në terren dhe të ridyfishohen përpjekjet demokratike për të afruar ata sunitë, që dëshirojonë të jenë pjesë e procesit dhe të luftohen për vdekje ata që nuk duan. Sç thotë Leri Diamond, autor i një libri për Irakun, “tani na duhet një strategji e fortë mobilizuese”. Kjo do të thotë që qeveria irakene, SHBA dhe OKB të bashkohen për të zgjeruar arenën politike në Irak, për t’i dhënë më shumë energji procesit të hartimit të kushtetutës dhe zhvillimit të një strategjie komunikative e diplomatike që të vendosë në pozicion mbrojtës armiqtë tanë të etur për gjak, dhe jo ne. Ekipi i Bushit ka qenë i dobët në gjithë këto fusha. Për javë të tëra, ne as nuk kemi patuir ambasadorë në Irak, Afganistan apo Jordani.
Ne kemi paguar tashmë një çmim të madh për Doktrinën Ramsfeld: “Aq trupa sa mjaftojnë për të humbur”. E di që thirrja për më shumë trupa është tashmë gjëja e fundit që çdokush dëshiron të dëgjojë. Por vetëm sa bëjmë budalla vetveten nëse mendojmë se një politikë e ushtri irakene do të mund të dalë nga një mjedis i tillë kaotik e i pasigurtë, ku mund të ndiesh siguri vetëm brenda fisit tënd.