Italia pranon 3 mije te punesuar sezonale
Qeveria miratoi dje nje protokoll te lidhur me qeverine italiane per punesimin e emigranteve sezonale ose jo ne vendin fqinje. Sipas dokumentit te miratuar, pala italiane brenda muajit dhjetor te ketij viti duhet te percaktoje edhe kuotat e emigranteve qe do te punesohen ne vendin fqinje per pune sezonale ose jo. Burime prane Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale bejne te ditur per "Koha Jone" se kjo kuote pritet te jete rreth 3000 vete, ndonese miratimi nga pala italiane do te behet deri ne fund te ketij viti. Protokolli i miratuar dje thekson se qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga kjo mundesi per te punuar ne vendin fqinje duhet te kene njohuri te gjuhes italiane. Nga ana tjeter, ne baze te kerkesave qe do te vijne nga pala italiane, kualifikimi dhe eksperiencat e punes se kandidatit do te shqyrtohen nga pala shqiptare per perzgjedhjen.
"Nje liste, jo vetem emerore, por edhe me hollesira te tjera te kandidimit, si arsimimi, kualifikimi, pervoja e punes, niveli i njohjes se gjuhes italiane do t'i kalohet pales italiane nga ana e autoriteteve shqiptare", theksohet ne protokollin e miratuar nga qeveria. Ne kete dokument theksohet se te punesuarit shqiptare do te kene mundesi qe te kene kushte pune dhe sigurimi te njejta me ato te qytetareve italiane.
"Te punesuarit gezojne te njejtat te drejta dhe te njejten mbrojtje si edhe punonjesit e vendit prites, per sa u perket kushteve te punes, mbrojtjes shoqerore, perfitimeve shoqerore, ashtu dhe te drejtave themelore te punonjesve", theksohet ne dokumentin e miratuar nga Keshilli i Ministrave. Po keshtu, sipas protokollit, perfaqesuesit e kompanive, qe jane te interesuara per punesim, mund te vijne ne vendin tone per te trajnuar edhe qytetaret e interesuar per te emigruar per punesim ne Itali. Ky trajnim, sipas ligjit italian, duhet te kryhet me te ardhurat e vete kompanive qe kane zgjedhur te punesojne qytetare te vendit tone.
Prioritetet
Qytetaret shqiptare, qe duan te punojne ne menyre sezonale ose jo ne vendin fqinje, do te perzgjidhen nga pala shqiptare nese do te jene njohes se gjuhes italiane. Nga ana tjeter prioritet do te kene edhe ata qytetare, te cilet kane nje pervoje pune dhe kualifikim ne sektoret me te kerkuar nga pala italiane per punesim. Pala italiane do te jape vetem garancite.
Te drejtat
Emigrantet shqiptare qe do te punesohen ne shtetin fqinje do te kene te njejtat te drejta dhe te njejten mbeshtetje si punonjesit italiane. Sipas protokollit te nenshkruar nga te dyja vendet dhe te miratuar dje nga qeveria, kjo barazi do te jete per sa u perket kushteve te punes, mbrojtjes shoqerore, perfitimeve shoqerore ashtu dhe te drejtave themelore te punonjesve.