Fushata e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ka filluar me incidente
Fushata e zgjedhjeve në Maqedoninë fqinje ka filluar me incidente të shumta. Ndoshta për fatin e keq të shqiptarëve, por sërish protagonist të trazirave kanë qenë vetë ata. Simpatizantë të dy partive shqiptare kanë dhunuar godina dhe kanë zhvilluar protesta të lashtëligjshme duke cenuar kështu rendin në Maqedoni. Vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve detyroi dy liderit shqiptar Arbër Xhaferi Ali Ahmeti që të dalin me deklarata publike për tu kërkuar simpatizantëvë të tyre të ruajnë qetësinë dhe të ndihmojnë në integrimin e vendit në organizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë një incident i rëndë ësshtë shënuar në qytetin më shumicë shqiptare të popullsisë, në Tetovë. Fushata e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ka shënuar të premten në orët e vona incidentin më të rëndë deri tani. Persona të paidentifikuar kanë shtënë dhe kanë plagosur rëndë në Tetovë Abdylhalim Kasanin, zyrtar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).Zoti Kasani është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Gjatë 10 ditëve të fushatës për parlamentin e ri në Maqedoni, votuesit kanë dëgjuar më shumë akuza dhe kundër akuza për një varg incidentesh, se sa ofertat e partive politike.
Që në fillim të fushatës incidentet përfshinë partitë shqiptare.
Policia njoftoi se të hënën në komunën e Sarajit, që është pjesë përbërësë e qytetit të Shkupit, dy grupe të armatosura kishin shtënë me armë zjarri për disa minuta. Situata ishte tejet e tensionuar, por nuk u njoftua për të lënduar.Ajo ngjarje i shtyu ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së të thërrasin në një takim udhëheqësit e partive kryesore shqiptare, Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin e Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë dhe Ali Ahmetin dhe Teuta Arifi nga BDI-ja në pushtet.Mediat në Maqedoni njoftuan se gjatë takimit triorësh politikanët shqiptarë kishin marrë një leksion të fuqishëm. Pas takimit zoti Xhaferi dhe zoti Ahmeti me një fjalor të unifikuar, për dallim nga ai i ditëve më parë, u distancuan nga dhuna dhe u bënë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të ruajnë qetësinë.Partitë politike shqiptare qëndruan të qeta vetëm dy ditë, dhe të enjten akuzuan njëra-tjetrën për incidente të tjera, për sukme ndaj zyrave partiake në zona rurale.
Incidente në Shkup
Dhe kur opinioni kishte vënë në shenjestër partritë shqiptare, një incident tjetër me të shtëna armësh ndodhi në mes të Shkupit, këtë herë të përfshirë ishin përfaqësues të partive kryesore maqedonase.Dhjetra përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në opozitë dhe Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në qeveri u përplasën në qendër të Shkupi gjatë vendosjes së materialeve propagandistike.Kryetari i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Nikolla Gruevski, pretendon se rreth 70 aktivistë dhe funksionarë të LSDM-së qëlluan me armë ndaj veprimtarëve të opozitës që ngjisnin pllakate."Me këtë ju rrezikoni të ardhmen evropiane të Maqedonisë, zoti Buçkovski, ju promovuat dhunë dhe të shtëna," tha zoti Gruevski duke akuzuar kryeministrin Vllado Buçkovski.Por zëdhënësi i LSDM-së Dejan Miçkoviç kundërakuzoi veprimtarët e opozitës se kanë sulmuar përfaqësues të partisë së tyre.Vëzhguesit thonë se e gjithë kjo situatë ka vënë seriozisht në rrezik perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.Pritet që procesi zgjedhor të jetë i përkryer, meqë vendi ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.Analisti Ibrahim Mehmeti thotë së incidentet janë "absolutisht të papranueshme".
Oferta zgjedhore
Partitë politike gjatë javës që lamë dhanë dhe oferat e tyre me të cilat kërkojnë votat. Koalicioni i disa partive shqiptare BDI-PPD premtoi një jetë më të mirë, rritje ekonomike dhe integrim të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.Kurse PDSH-ja në opozitë thotë se duhet bërë më shumë në barazinë e të drejtave mes shqiptarëve dhe maqedonasve, edhe kjo parti thotë se do të përmisojë jetën e qytetarëve.Në mesin e partive maqedonase, partitë opozitare kryesisht akuzuan partitë qeverisëse për paaftësi, dhe premtuan rimëkëmbje ekonomike.Partitë në pushtet thonë se Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e nisur drejt BE-së, dhe këtë, sipas tyre, mund të bëjë vetëm ekipi i tyre që e ka filluar këtë proces.