Lëvizja e njerëzve në një botë të pasigurtë
Me fillimin e shekullit te ri edhe rreziqet ndaj miliona njerezve te shperngulur nga vendbanimet e tyre jane shtuar. Edhe pse sot kufijte jane me te hapur si rezultat i proesit te globalizimit , levizjet e njerezve neper bote perbejne ende nje fenomen problematik dhe jo te sigurte. Data 20 qershor, e cila shenon Diten Boterore te Refugjateve, mbart kete vit lajme pozitive e negative njekohesisht.
Pas 26 vjetesh numri i refugjateve ne nivel boteror ka arritur ne piken e tij me te ulet , nga 9.5 milion ne 2004 ne 8.4 milion vitin e kaluar. Por ne te njejten kohe numri i njerezve te shperngulur nga vendet e tyre te banimit eshte ne rritje. Kjo vjen si rezultat i shtimit te personave te shperngulur brenda kufijve te shteteve. Numri i çeshtjeve te parashtruara ne zyrat e OKB per refugjatet , UNHCR , jane shtuar nga 19.5 milion ne 20.8 milion nderkohe qe zonat dhe shtetet me konflikte te brendshme civile jane rritur ndjeshem. Bota eshte akoma edhe me shume e pasigurte. Gjate luftes se ftohte shqetesimi kryesor ishin armet berthamore , lufterat dhe zonat e minuara. Regjimi i sigurimit dhe levizjes se njerezve e ka origjinen ne Konventen e Gjeneves per Refugjatet te vitit 1951. Bazuar ne ligjin nderkombetar ky regjim rregullon kryesisht levizjen e njerezve pertej kufijve te shteteve dhe aspiron krijimin e "nje bote pa mina". Nje nga ambasadoret e ketij regjimi ishte edhe princesha e famshme Diana. Por kohet e fundit ky regjim po distancohet gjithnje e me shume drejt nje sllogani te ri "nje bote pa arme". Minat , bombat dhe lufterat mes shteteve po zevendesohen nga "armet e lehta" e konfliktet civile. Armet e lehta edhe pse ne dukje pak problematike, shkaktojne me shume viktima dhe krijojne konflikte te brendshme me karakter etnik, politik e fetar. Perfshirja e shoqerise civile ne keto konflikte dhe mosekzistenca e ligjeve konkrete per tu perballur me to , shtojne eksodin e njerezve te shperngulur nga zona te pasigurta gje e cila kthehet ne nje problem te veshtire per tu menaxhuar. UNHCR ka bere nje pune relativisht te suksesshme ne Liberi , Federaten Ruse e vendet e Ballkanit duke marre nen kontroll levizjen e njerezve brenda kufijve te shtetit per ti shpetuar dhunes e rreziqeve per jeten. Veçojme ketu rolin qe ajo ka luajtur me involvimin e saj ne menaxhimin e krizes kosovare ne vitit 1999. Pa dyshim qe zonat me te nxehta ku ka ende shume violence , arme te pakontrolluara e vrasje mbeten Darfuri , Uganda , Kongo e Burundi. Pas shperthimeve te 11 shtatorit ne SHBA kesaj liste i jane shtuar edhe Iraku e Afganistani. Komisioneri i larte i OKB per refugjatet, Antonio Guterres , parashtron disa zgjidhje si rikthimi vullnetar ne vendet e lindjes , integrimi lokal ne vendet e zhvilluara apo rivendosja ne nje nga shtetet ne zhvillim per njerezit e shperngulur nga vendet e tyre. Por persa i perket te shperngulurve brenda kufirit ,shikohet i nevojshme krijimi i sistemeve legale e fizike te mbeshtetura nga qeverite dhe shoqerite civile. Sekretari i pergjithshem i OKB ,Kofi Annan, i ben thirrje shteteve te harrojne interesat e ngushta e ndarjet e kufijve dhe te behen pjesemarres aktive ne mbrojtjen e civileve ne mbare boten. Por shperngulja e popullates per ne vende me pak te rrezikuara , rikthimi i tyre ne vendlindje e çarmatimi nuk jane te vetmet shqetesime. Krijimi i infrastruktures dhe rindertimi i vendeve te banimit per te shperngulurit eshte nje tjeter teme esenciale. Ketu perfshihen sherbimet shendetesore , uji i pijshem dhe edukimi. UNHCR po transformohet ne nje institucion aktiv i cili duke krijuar zona te sigurta e te banueshme synon parandalimin e konflikteve dhe eksodeve te njerezve te rrezikuar. E rendesishme eshte qe ritmi i progresit ne regjimin nderkombetar te refugjateve te jete ne gjendje te perballoje e ndaloje ritmin e larte te konflikteve e te shperngulurve brenda e pertej kufirit. Mesazhi i ketij viti nga OKB per refugjatet kudo ne bote eshte "shprese". Edhe pse 70% e konflikteve ndodhin ne kontinentin afrikan , te gjithe ne jemi te pergjegjshem per te menjanuar ate qe Annan do ta quante "ferr mbi toke". Ne shekullin e XXI te ka ende shume pasiguri per "qytetaret e botes" por shpresat akoma ekzistojne.