"Armo" dhe "Albpetrol" likuidojnë 1706 ish-punonjës
Këshilli i Ministrave kujdeset për 1706 punonjës të dalë nga puna prej ristrukturimit të "Armo"-s dhe "Albpetrol"-it. 479 milionë lekë do të përdoren për 606 punonjësit që kanë dalë nga puna si pasojë e ristrukturimit të "Armo"-s dhe 672 milionë lekë për 1100 punonjësit e dalë nga puna prej ristrukturimit të "Albpetrol"-it. Këto të ardhura nuk do të vijnë nga qeveria, por do të likuidohen nga "Armo" dhe "Albpetrol", Patos. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.07.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 58, të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave vendosi që shoqëritë të përballojnë me likuiditetet e veta fondet e llogaritura për pagesën e punonjësve që dalin të papunë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në "Fletoren zyrtare".