E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten pagat e diplomatëve, shtesa me 6 për qind

Pagat e punonjësve të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë janë rritur nga Këshilli i Ministrave me 5.7% për çdo sektor. Rroga mujore e një ambasadori shkon në 1300 euro, ndërsa e konsullit të përgjithshëm në 1000 euro

Pagat

Ndryshimi i pagave, që preku së fundmi buxhetorët, ka rritur edhe pagesat për diplomatët shqiptarë jashtë vendit. Me vendimin e ri të qeverisë, një këshilltar në ambasadat tona në vendet e huaja do të paguhet 800 euro në muaj, sekretari i parë dhe konsulli 600 euro dhe një atashe do të paguhet deri në 450 euro në muaj.

Përveç pagës bazë mujore, titullari përfiton 80 për qind shtesë dhe 45 për qind personeli tjetër diplomatik. I ngarkuari me punë në përfaqësitë, në vendet me të cilat kemi marrëdhënie në këtë nivel, paguhet me gradën e ministrit këshilltar. Ky paguhet me një gradë më të lartë se ajo që mban për kohën që ushtron këtë funksion. Përveç pagës mujore, personeli diplomatik i përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja përfiton edhe kompensim për koston e jetesës. Masa e kompensimit për koston e jetesës është nga 300 euro për vendet e grupit të parë, duke u zvogëluar gradualisht deri në 150 euro për vendet e grupit të pestë. Pesë grupet e vendeve shërbejnë jo vetëm për të përcaktuar kompensimin, por nga niveli i jetesës së tyre varen edhe pagat e personelit tekniko-administrativ, që punon me kohë të plotë.

Kostoja e jetesës

Masa e kompensimit për koston e jetesës është 300 euro për vendet e grupit të parë, 260 euro për vendet e grupit të dytë, 230 euro për vendet e grupit të tretë, 200 euro për vendet e grupit të katërt dhe 150 euro për vendet e grupit të pestë

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.05.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, të nenit 45, të ligjit nr.9095, datë 03.07.2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që "Paga mujore e personelit diplomatik, të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në shtetet e huaja", të ndryshojë, duke e rritur atë me 5.7% për çdo kategori. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave, për vitin 2008. Ngarkohet ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.

PAGA MUJORE E PERSONELIT DIPLOMATIK TË PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË SHTETET E HUAJA

Paga mujore e personelit diplomatik të Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në shtetet e huaja

Pozicioni PAGA MUJORE
1 2
Paga bazë mujore (në euro) Shtesë për përfaqësimin (në %)
Ambasador 1300 euro 80%
Konsull i Përgjithshëm 1000 euro 80%
Ministër Fuqiplotë 1100 euro 45%
Ministër Këshilltar 800 euro 45%
Këshilltar 600 euro 45%
Sekretar i Parë
Konsull
450 euro 45%
Sekretar i Dytë 580 euro 45%
Zëvendëskonsull 400 euro
Sekretar i Tretë 500 euro 45%
Agjent Konsullor 350 euro
Atashe 450 euro 45%

Kategorizimi i përfaqësive diplomatike, në bazë të kostos së jetesës

Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5
1.Misioni NY 1.Vienë 1.Bruksel 1.Zagreb 1.Shkup
2.Konsull NY 2.Misioni OSBE 2.NATO 2.Kajro 2.Prishtinë
3.Londër 3.Uashington 3.Athinë 3.Janinë 3.Sofie
4.Gjenevë 4.Paris 4.Ankara 4.Bari 4.Podgoricë
5.Kopenhagë 5.Romë 5.Hagë 5.K.Lumpur 5.Buenos Aires
6.Berne 6.Strasbourg 6.Stokholm 6.Riad 6.Bukuresht
7.Moskë 7.Berlin 7.Varshavë
8.Pekin 8.Madrid 8.Budapest
9.Tokio 9.Ottava 9.Pragë
10.Milano 10.UNESKO 10.Beograd
11.Stamboll 11.Vatikan 11.Selanik
12.Tel-Aviv

Paga mujore e personelit administrativo-teknik (me kohë të plotë) të Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në shtetet e huaja

Pozicioni Paga mujore
Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3 Grupi 4 Grupi 5
Sekretar teknik
Financier

Specialist
800 euro 760 euro 720 euro 720 euro 650 euro
Shofer 700 euro 660 euro 630 euro 600 euro 550 euro

Paga mujore e personelit administrativo-teknik (me kohë të pjesshme) të Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në shtetet e huaja

Pozicioni Paga mujore (me kohë të pjesshme)
Minimum Maksimum
Sekretar teknik
Financier

Specialist
279 euro 400 euro
Pastrues 200 euro 270 euro



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›