E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Basha të mos heshtë për Kosovën

Kreu i Lëvizjes "G99", Erjon Veliaj ka kërkuar nga diplomacia shqiptare që të ndërhyjë në lidhje me çështjen më të fundit që rrezikon ndarjen e Kosovës. Kreu i "G99", deklaroi se "Jemi këtu kur e gjithë Kosova proteston ndaj planit 6 pikësh për të treguar solidaritetin tone të plotë dhe mbështetjen tonë për qeverinë dhe popullin kosovar. Ky plan me 6 pika në të vërtetë noterizon ndarjen duke cenuar integritetin territorial dhe pavarësinë vendimmarrëse të Kosovës dhe si i tillë nuk është në interes të popullit kosovar. Jemi këtu gjithashtu për të dënuar indiferencën dhe heshtjen e papranueshme të shtetit shqiptar dhe sidomos diplomacisë shqiptare e cila nuk është treguar aspak aktive, në kontrast të plotë me politikën e jashtme të shtetit serb, në mbrojtje të bashkëkombasve të saj. Ministri ynë i Jashtëm, Lulzim Basha ka mbetur indiferent ndaj kësaj çështjeje. Kjo nuk është hera e parë. Është një indiferencë njësoj si në rastin kur ministria e Jashtme nuk ka reaguar ndaj rrahjes së shqiptarëve në komisariatet e policisë greke dhe keqtrajtimit të fëmijëve shqiptarë në shkollat italiane. Ne i bëjmë thirrje ministrit Basha të tregohet më aktiv si dhe t‘i kushtojë të paktën po aq vëmendje interesave të shqiptarëve kudo që janë, çështjes kombëtare dhe Kosovës, sa ç‘po i kushton Prokurorisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›