Qeveria, financim për kishat dhe xhamitë
Qeveria është duke hartuar dhe do të miratojë shumë shpejt një ligj lidhur me financimin e institucioneve fetare. Për kishat dhe xhamitë do të jetë një fond i veçantë pranë Ministrisë së Kulturës, u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha e cilësoi marrëveshjen e firmosur nga qeveria me komunitetet fetare, rreth një muaj më parë, si një marrëveshje historike, e cila rregullon marrëdhënien e shtetit me këto komunitete. "Në përputhje me Kushtetutën e vendit, qeveria ka firmosur rreth një muaj më parë një marrëveshje historike me komunitetet fetare. Është një marrëveshje e cila rregullon marrëdhënien e shtetit me këto komunitete. Marrëveshja përcakton qartë se shteti do të hartojë dhe do të miratojë një ligj lidhur me financimin e institucioneve fetare, ligj të cilin unë e mbështes dhe përkrah plotësisht, si dhe e konsideroj shumë të domosdoshëm", u shpreh Kryeministri Berisha. Ky fond është shtuar edhe me donacione jo të pakta të institucioneve apo vendeve mike.