E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan Alegri ne prag divorci

Shitjet e yjeve dhe mungesa e investimeve për përforcime të denja kanë shkaktuar një situatë aspak positive te Milani. Pas protestave të tifozëve, tashmë pakënaqësitë janë shfaqur edhe Brenda klubit. Protagonistë janë trajneri Masimiljano Alegri dhe administratori i klubit, Adriano Galiani.

Drejtuesi i stolit pa që gjatë kësaj vere ti largoheshin nga ekipi Ibrahimoviç, Tiago Silva dhe Kasano. Krisja erdhi që prej miqësores me Realin e Madridit, ku Milani u turpërua me shifrat 5-1. Galiani u shpreh publikisht se në atë rast trajneri gaboi që bëri 9 zëvendësime lojtarësh.

Nga ana e tij Alegri është i pakënaqur sepse tre largimeve të Ibrës, Silvës e Kasanos i shtohet ajo e Van Bomel, që ishte mes senatorëve të larguar prej përfundimit të kontratës dhe tashmë nevojitet një zëvendësues i denjë.

Tekniku nuk ishte i kënaqur as me propozimin për të marrë një sulmues anonim si Ze Eduardo, madje sipas mediave italiane ka kërcënuar Galianin se do të dorëhiqej.

E vetmja shpresë e Milani për një emër të madh mbetet afrimi i Kaka. Braziliani nuk ishte grumbulluar në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës me Realin e Madridit, ndërsa Galiani pritet të udhëtojë të mërkurën drejt kryeqytetit iberik, me shpresën që të gjejë akordin.

Situata e krijuar te Milani nuk është e favorshme, mbi të gjitha në kuadër të sezonit të ri në Serinë A. Milani e nis kampionatin e ri të dielën, me ndeshjen në “San Siro” kundër Sampdorias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›