E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin drejt Liverpoolit

Liverpooli është optimist për transferimin e mesfushorit Nuri Sahin në formë huazimi nga Real Madridi pas tërheqjes së Arsenalit nga interesimi për reprezentuesin turk.

“Shpresojmë që brenda 24 orëve të ardhshme të finalizojmë marrëveshjen. Ai është futbollist shumë i mirë”, deklaroi menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers. Sahin kërkohej edhe nga Arsenali por së fundmi qarkulluan njoftime se menaxheri Arsene Wenger është tërhequr nga interesimi për të dhe tani është vënë pas dikujt tjetër.

Sahin nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Realit dhe huazimi është konsideruar i dobishëm edhe nga trajneri Jose Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›