E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aromat, nëse hunda udhëheq jetët tona

Një fëmijë i sapolindur nuk mund ta njohë të ëmën, por me anë të nuhatjes e kupton që është ajo. Në mënyrë të padallueshme dhe të pandjeshme në të prekur, të nuhaturit është shqisa më e lashtë. "Gjithashtu është shqisa më e rafinuar e më e ndërlikuar. Në ADN gjenden plot 347 gjene për të nuhaturit dhe vetëm katër për të shikuarit", shpjegon një profesor, docent neurobiologjie në Lion. Edhe pse numri i këtyre gjeneve është i lartë, sërish nuk mjafton: mijëra aroma vazhdojnë të na shpëtojnë dhe "të magjepsin hundën". "Arti i të nuhaturit", le ta quajmë kështu, është i ndërlikuar dhe thuajse po shkon drejt harresës. "Jemi populli i deodorantit. Edhe era e keqe na nevojitet. Të gjitha aromat janë një formacion i çmuar, një udhëzues i sigurt në jetë", shpjegon më tej eksperti.

"Besojini nuhatjes suaj", kjo është ftesa e një ekspozite, e cila do të çelet në Paris në "Palais de la Découverte" dhe do të qëndrojë hapur deri në muajin maj. Në muzeun parisian është ekspozuar "një udhëtim i çuditshëm" përmes shqisës së pestë. Ekspozita titullohet "Né pour sentir" ("Lindur për të dëgjuar"). "Shumë njerëz nuk e dinë se është shqisa e të nuhaturit ajo që formon shijen", shpjegon një prej autorëve të ekspozitës. "Janë kimioreceptorët që ndodhen në fund të qiellzës, të cilët i japin aromë ushqimit. Kur janë të ftohta, ushqimet nuk kanë aromë". Vizituesit e muzeut tërhiqen menjëherë nga aromat, nga parfumet e erëzave: kanellë, vanilje, arra; një hedhje në ekzotizëm. Para këtyre aromave, njerëzit përpiqen të gjejnë se cili frut ose zarzavat vjen nga difuzorët: molla, kajsia, domatja ose qepa.

Hunda ka një ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Shqisa e të nuhaturit është më misteriozja dhe më frymëzuesja se shqisat e tjera. Që nga lashtësia, parfumet ishin pjesë e rëndësishme e riteve fetare. Djalli mbante erë squfuri. Me kalimin e kohës, aromat u bënë parfume, zbukurim i bukurisë. Esencat e limonit, mandarinës dhe portokallit shërbejnë për të fabrikuar kolonjën, një produkt klasik i parfumerisë. Druri (ahu, lisi, arra), ose aroma e pyllit, përdoren më tepër për parfumet e meshkujve.

Brenda një gllënjke arome gjenden me qindra molekula, njëqind aroma të tjera të përziera së bashku. Një hundë që nuk është e stërvitur mirë, nuk arrin kurrë ta dallojë këtë lidhje. Duke shijuar aromën në provëz, eksperti gjen të tjera gjëra: "Ndiej aromën e bimëve, të patates, ndiej ujin, tokën e lagur, jeshilen e theksuar". Në shumë takime me klientët, krijuesit e parfumeve përdorin botën e fjalëve dhe kush zgjedh parfumin e preferuar (të krijuesit), atëherë ai/ajo u tregon të gjithëve historinë e jetës së përzier me aromat.

Veçanërisht të nuhaturit është përvojë: "Është ndërtesa e madhe e kujtesës sonë", shkruante Marcel Proust.

Parfumeritë janë bërë tashmë një tendencë e vërtetë. Numri i klientëve që mund t‘ia lejojnë vetes një parfum është i kufizuar. Që nga kohët e shkuara e deri më sot, parfumet janë modernizuar. Çdo ditë prodhohen njëqind mijë shishe me parfume, çdo vit bëhen mijëra prezantime të reja nga francezët, të cilat zëvendësohen shumë shpejt nga hyrjet e reja. Sipas një studimi të kohëve të fundit është eksperimentuar se 17 mijë persona nga gjashtë vende evropiane- vetëm një përqindje e vogël janë femra (pothuajse 10%) -e konsiderojnë ende parfumin si një dhuratë të shkëlqyer: pjesa tjetër preferon një ditë në një qendër bukurie, ose një darkë në një restorant elegant. Kjo është arsyeja pse shoqëritë e mëdha kërkojnë të rikthejnë luksin e humbur. Ja pse vitet e fundit kërkesa për parfum është rritur ndjeshëm.

Në mukozat tona nazale qëndron një busull. Aromat frymëzojnë dashurinë për të shkruar poezi e romane, por janë gjithashtu edhe një bazë shkencore në zgjedhjen e marrëdhënieve seksuale, ashtu siç përdoren feromonet nga kafshët për t‘u çiftëzuar. "Të biesh në dashur me një njeri ose aromë, nuk ka shumë ndryshim", shpjegon një nga drejtuesit e muzeut.

Mos harroni që kur parfumi i të dashurit ose të dashurës ju krijon bezdi, atëherë duhet të kuptoni se dashurisë suaj i ka ardhur fundi.

Aromat

17000

Aromat e pranishme në natyrë

30

Grupet në të cilat janë grupuar

5000

Aromat që mund të njohë një njeri (moria dhe forca e të nuhaturi varion sipas njerëzve dhe etnive)

Nuhatja

347 gjenet për të nuhatur

4 gjenet për të parë

Nuhatja

Të sapolindurit

Që në mitër bebja e njeh të ëmën falë aromës

Kujtesa e të nuhaturit

Është një nga më të qëndrueshmet. Nuhatja lidhet me sistemin limbik të trurit

Bota e parfumeve

175 esencat e prezantuar nw treg çdo vit: 95 për femrat, 65 për meshkujt, 15 për të dyja gjinitë

Që nga lashtësia, parfumet ishin pjesë e rëndësishme e riteve fetare. Djalli mbante erë squfuri. Me kalimin e kohës, aromat u bënë parfume

Kur parfumi i të dashurit ose të dashurës ju krijon bezdi, atëherë duhet të kuptoni se dashurisë suaj i ka ardhur fundi



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›