E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gracka”, një risi e re për fëmijë



“Gracka” do të jetë risia që do të vijë gjatë këtij sezoni artistik për fëmijë. Kjo risi dhe ky projekt ambicioz vjen nën regjinë e Leonard Daliut, dhe intepretimin e Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Marsiaz Lila. Ky është projekti i tij i tretë në këtë fushë dhe i pari që vihet në skenën e Tetarit Metropol gjatë dy viteve të funksionimit me një larmi zhanresh dhe tituj autorësh, duke eksperimentuar edhe në forma jo të njohura më parë për publikun artëdashës të kryeqytetit. Edhe këtë sezon artistik prirja drejt risive do të jetë fuqimisht e ndjeshme. Në fokus tashmë nuk janë vetëm të rriturit por po shkohet drejt një targeti të ri, fëmijët. Duke parë mungesën e ndjeshme të mundësive të argëtimit për fëmijët, Teatri Metropol ka vendosur tu vijë pranë me një hapsirë të re nëTeatrin e Kukullave të Metropolit . Kjo shfaqje do të zgjasë deri me datën 27 dhjetor 2009, ora 10.30. Shfaqja nuk do të jetë një shfaqje me kukulla klasike dhe marioneta, por personazhet do të jenë maskota sungjeri, ku aktori vishet me pellushin e personazhit.
Subjekti
Fabula është marrë nga bota e kafshëve,dhe në qendër janë katër personazhe lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli(dhelpra), Sonjela Leço (lepurushi), Petrika Thano (ujku) dhe Marsiaz Lila(ariu) .
Mesazhi që përcillet në këtë shfaqje është: Mos u josh nga lajkat e të panjohurve për të mos rënë në grackën e keqdashësve.

Sot në Teatrin Kombëtar, “Triple Bill”

Në kuadër të koncerteve klasikë në Teatrin Kombëtar në Tiranë, do të mbahet sot veprimtaria e quajtur “Triple Bill”, gjatë së cilës do të performojnë disa artistë zvicerianë. Bëhet fjalë për një performancë multidisiplinore, gjatë së cilës nuk do të mungojnë videot, danci kontemporan dhe muzika hip-hop. Kështu do të shfaqet filmi “Secrets for sale”, i Elodie Pong. Filmi një instilacion interaktiv, është zhvilluar në tetrin “Arsenic”. Çdo visitor u ftua të rrëfente nga një secret intim, ndërsa filmohej nga kamerat e vëzhgimit. “Secrets for sale”, merret me intimitet, në një epokë ku gjithçka është në shitje dhe nën vëzhgim. Trupa e baletit “Linga”, do të intepretojë nën koreografinë e Katarzyna Gdaniec dhe Marko Cantalupo. Gjashtë balerinë, nëpërmjet intepretimit të tyre, do të përciellin idenë se si mundet një gjest të provokoj enede një emocion. Gjithashtu nuk do të mungojë edhe një interpretim muzikor në anglisht dhe në frengjisht i reperit Roberto Garieri dhe Dj Eagle.

Sesilia Plasari kthehet me komedinë “Nina”

Aktorja Sesilia Plasari i është kthyer skenës shqiptare. Vjen në vendin e saj të origjinës pas rreth 20 vitesh largim me komedinë “Nina”, kësaj here si regjisore. Ajo është Sesilia Plasari , një emër që i ka munguar artit skenik. Ka zgjedhur trupën e Korçës, të cilën do të drejtojë për të ngjitur në skenë komedinë e autorit francezë , Andre Roussin, të përkthyer prej saj. Plasari është shprehur se ka zgjedhur një trup aktorësh profesionistë për të performuar personazhet e komedisë “Nina”, ndërsa është në pritje të një emri të mirënjohur të artit skenik, aktorit Laert Vasili.

5 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›