Arratia e të dënuarve përjetë, sot masa për 10 të arrestuarit
• Dhjetë të arrestuarit për skandalin e arratisë së dy të dënuarve përjetë në Burgun e Burrelit pritet që të përballen paraditen e sotme, me masën e sigurisë në Gjykatën e Matit.
Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë paraprakisht se, organi i akuzës do kërkojë për të gjithë të akuzuarit masën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimet nisën mbrëmjen e së shtunës, pak orë pas kapjes së dy të arratisurve, të cilët nuk mundën të shijonin më tepër se 30 minuta liri. Të parët ranë në prangat e kolegëve, dy policët e shërbimit të regjimit të brendshëm të burgut; Ervin Heta, 34 vjeç e Ardian Ruka, 38 vjeç, si dhe Fiqiri Ceni, 52 vjeç e Fatmir Domi, 48 vjeç, me detyrë polic shërbimi në vendroje jashtë sektorit të qelive. Kryerja e veprimeve të tjera hetimore gjatë paradites së të dielës dërgoi në pranga drejtorin e sapoemëruar të këtij burgu, Eduard Brahilika; shefin e policisë së burgut Thanas Runeci; shefin e regjimit të brendshëm Luan Hysa; shefin e regjimit të jashtëm Kadri Domi dhe përgjegjësin e informacionit Kujtim Laçi. I arrestuari i dhjetë për këtë skandal është Rasim Hoxha, i cili ka kryer funksionin e shefit të kontrollit, ndërsa më parë ishte pushuar nga puna dhe pas disa kohësh pa punë, tre javët e fundit ishte rikthyer sërish në detyrë. Burime të organit të akuzës pohojnë se, në këtë burg është hapur një hetim që nënkupton një kontroll të përgjithshëm të kushteve të sigurisë në burgun e Burrelit, pasi dyshohet se kohët e fundit ka pasur liberalizim. Ky burg, në të cilin ndodhen pjesa më e madhe e të burgosurve që paraqesin rrezikshmëri të theksuar është konsideruar si një nga burgjet më të sigurt. Ndërkohë edhe gjatë ditës së djeshme policia ka vazhduar kontrollet dhe verifikimet në burg. Gjatë kësaj kohe janë marrë në pyetje mjaft të burgosur dhe si dhe punonjës civile dhe ushtarakë të burgut. Këta janë pyetur në lidhje me arratinë e dy të burgosurve të përjetshëm Fran Marashi dhe Pashk Lleshi. Pritet gjithashtu që Marashi dhe Lleshi të përballen me akuzën e re “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”. f.m.