Pranga francezit me BMV X5, e vodhi 6 ditë më parë
• SHKODER - Zbulohet në Muriqan makina e vjedhur 6 ditë më parë në Francë. Një shtetas francez u ndalua me akuzën e trafikut të mjeteve motorike.
Paraditen e djeshme u ndalua në pikën kufitare të Muriqanit 20-vjeçari Viktor Raymond Saint-Val, i cili po tentonte të kalonte në territorin shqiptar me makinën luksoze “BMV” e tipit X5. Pas verifikimeve të kryera për makinën nga shërbimet policore të kësaj pike kufitare, është konstatuar që ajo rezultonte të ishte denoncuar si e vjedhur në Francë më datë 3 prill të këtij viti. Madje një informacion i tillë ishte publikuar edhe në faqen e Interpolit të Tiranës. Menjëherë ndaj të riut francez u vendos masa e ndalimit, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas verifikimeve të mëtejshme që policia e Shkodrës ka bërë në lidhje me personin nga Franca, ka rezultuar se nuk ishte hera e parë për këtë person që hynte në Shqipëri. Gjatë dy viteve të fundit francezi rezulton që të ketë hyrë edhe dy herë të tjera me automjete në Shqipëri, e konkretisht në vitet 2006 dhe 2007. Edhe këto mjete, me të cilat ai ka hyrë në vendin tonë, kanë rezultuar të vjedhura në Francë. Burime nga policia e Shkodrës pohojnë se 20-vjeçari patjetër duhet të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët i porosisnin autoveturat luksoze dhe më pas i shpërndanin sipas porosive. Pritet që hetimet e tjera të provojnë dyshimet për lidhjet e të ndaluarit me personat e tjerë. Prangosja e francezit ditën e djeshme nuk është i pari rast për trafik të mjeteve motorike nga të huaj. r.d