Arratisen tre të dënuar,prangosen dy pas 8 orësh

11/02/2005 I treti dyshohet të jetë larguar drejt Malit të Zi
SHKODËR - Tre të dënuar për vrasje, janë arratisur në orët e para të ditës së djeshme nga dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, ndërsa rreth tetë orë më pas, dy prej tyre janë prangsour sërish, ndërsa i treti dyshohet se është larguar në drejtim të Malit të Zi.
Arratisja
Të dënuarit Mican Çarku, Arben Nika dhe Bujar Daka, janë arratisur rreth orës 02.00 të mëngjesit të djeshëm, bëjnë të ditur burime të policisë lokale. Të njëjta burime, bëjnë të ditur se deri në orën 22.00, kur ishte bërë kontrolli i zakonshëm, gjendja e të paraburgosurve dhe e të dënuarve, ishte nën kontroll. Sërish, satësojnë të njëjtat burime, rreth mesnatës, kur në dhomat e izolimit ishin shtuar dy të ndaluar të tjerë, nuk ka pasur asnjë “mungesë”.
Rreth orës 03.00 të mëngjesit është dhënë alarmi nga pononjësi i shërbimit që ruante në oborr, i cili kishte dalluar se dera që të shpie te korridori i të paraburgosurve, ishte e hapur. Pas alarmit, forcat e policisë janë futur nëpër dhomat e të paraburgosurve dhe nga numërimi i tyre, kanë vërejtur mungesën e tre të dënuarve. Verifikimi i menjëhershëm i emrave nxori se në qelitë e paraburgimit mungonin, Arben Nika, Bujar Daka dhe Mican Çarku.
Operacioni
Menjëherë sapo janë identifikuar të arratisurit, drejtuesit e policisë lokale kanë organizuar një operacion kërkimi, duke filluar me vënien e postblloqeve dhe patrullimin në rrugë. Përveç forcave të policisë së Shkodrës, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të kësaj policie, për ndihmë shkuan edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të komisariatit të Laçit dhe të Tiranës si dhe forcat speciale të RENEA-s. Për të marrë pjesë në këtë operacion kërkimi ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj. Në të zbardhur të ditës së djeshme, Ministria e Rendit dërgoi edhe një helikopter, i cili nga ajri kërkonte në rrethin e Shkodrës, por edhe në Malësinë e Madhe, deri në kufi me Malin e Zi.
Rreth orës 10.30 të ditës së djeshme, policia, në bazë të të dhënave, mësoi për vendndodhjen e përafërt të të arratisurve dhe menjëherë grupoi forcat në Malësi të Madhe. Jo më larg se një orë pas kësaj, rreth orës 11.30, në fshatin Gradeskie të këtij rrethi, u kapën dy prej të arratisurve, Arben Nika dhe Mican Çarku.
Ndërkohë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia vazhdoi këkrimin për kapjen e të arratisurit tjetër, Bujar Daka, i cili mendohet se mund të jetë larguar drejt Malit të Zi.
Rruga, nga dhoma e zhveshjes deri jashtë
Skema “e zgjedhur”, nuk i lodhi të arratisurit
Nga pyetja e policëve të ndaluar, por edhe e dy nga tre të arratisurit, u mësua se të dënuarit nuk ishin lodhur shumë, deri në kapërcimin e murit rrethues të policisë.
Në mënyrë ende të pazbardhur, ata kishin mundur të fshiheshin në magazinën që shërbente për vetë ata, për të ndërruar rrobat. Kjo dhomë gjendet në një hapësirë para korridorit të dhomave të paraburgimit. Në moemntin që të dënuarit kanë dalë nga kjo dhomë çuditërisht, ndërsa në korridoin e paraburgimit duhet të gjendej një polic shërbimi, ai ishte larguar... Të dënuarit kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë dalë, duke hyrë fillimisht në dhomën e hetuesisë që ka pamjen nga oborri i policisë për të parë situatën jashtë. Pasi janë siguruar se mund të kalonin pa problem, atëherë me një shufër çeliku, e cila ende nuk dihet si u gjend në duart e tyre, kanë shqyer dy drynjtë e derës me dopjo zgarë hekuri, i kanë rënë derës së jashtme prej dërrase me shqelm dhe më pas, askush nuk i ka pegaur ata të dalin në pjesën përpara Komisariatit. Këtu, për t’ju ruajtur ekspozimit nga policët e mundshëm të shërbimit, janë fshehur pas disa kollonave dhe më pas kanë dalë në pjesën e pasme të godinës së policisë, ku kanë gjetur kështu rrugën e largimit...
Në momentin e arratisjes, nuk gjendeshin në vendet e shërbimit
Pranga për bashkëpunim dy policëve
Burimet e policisë lokale të Skodrës, bënë të ditur se arratisja ka ndodhur për neglizhencë të punonjësve të policisë që kryenin shërbimin e rojes brenda ndërtesës, ku ndodhen dhomat e paraburgimit, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia e implikimit të tyre në këtë arratisje të të dënuarve.
Në bazë të këtyre dyshimeve, por edhe informacioneve paraprake, policia ka shoqëruar në fillim me cilësinë e dëshmitarit nën oficerin e rojes me dy policët e turnit të tij. Më pas mori masën e ndalimit ndaj punonjësve të policisë Franko Kolpepaj dhe Shan Vatnikaj, që ishin me shërbimi në dhomat e paraburgimit gjatë kohës së arratisjes së tre të dënuarve.
Arben Gjelosh Nika
Datëlindja, viti 1983
Lindur e banues, Shtoj i Vjetër, Shkodër
Dënuar, me burgim të përjetshëm
Akuzuar, për vrasjen e dy vëllezërve Vuçaj, më 16 shkurt 2002 në bashkëpunim me Bujar Dakën, në tentativë pët t’i grabitur ata
Arrestimi u pas disa muajsh, ndërsa gjatë gjykimit nuk e ka pranuar akuzën, duke e apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit, Shkodër.
Mican Lucë Çarku
Datëlindja, viti 1982
Lindur e banues, Theth të Dukagjinit, Shkodër.
Dënuar, 13 vjet burg, me vendim të formës së prerë.
Akuzuar, për veprën penale të vrasjes me armë zjarri të vajzës së xhajës së tij, mëueses Mira Çarku. Ndërkohë, dyshohet se ai ka kryer edhe vrasjen e tre studentëve çekë, në vitin 2002, për të cilën hetohet pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës.
Bujar Prel Daka
Datëlindja, viti 1981
Lindur e banues, Cernicë, Tropojë
Dënuar, 20 vjet burg
Akuzuar, për vrasjen e dy vëllezërve Vuçaj, më 16 shkurt 2002 në bashkëpunim me Arben Nikën, në tentativ pët t’i grabitur ata.
Arrestimi u bë pas disa muajsh, ndërsa gjatë gjykimit nuk e ka pranuar akuzën, duke e apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër.