E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk paguajmë tokën, për të mbushur xhepat qeveritarët”

11/02/2005  Flet banori i Kënetës dhe inxhinieri Gjon Doçi

Protesta e djeshme e banorëve të kënetës, është komentuar si e drejtë nga banorët e kësja zone. Gjon Doçi, inxhinier teknolog pasurimi, anëtarë i komisionit të protestës, shprehet në një intervistë për gazetën “Metropol”, se protesta ka si qëllim të sensibilizojë strukturat e shtetit për t’i dhënë fund këtij procesi të dështuar dhe të rishikojë ligjin.

Janë tërhequr formularët për vetëdeklarim?

Formularët janë tërhequr, por megjithatë, këta dhe të tjerët që nuk i kanë tërhequr, nuk mund të pranojmë ligjin që na serviret.

Si e përkufizoni procesin e sapofilluar të legalizimeve?

Ky procesi është i dështuar ende pa nisur, sepse, së pari, ai nuk përcakton çmimin e tokës. Këneta nuk mund të cilësohet zonë turistike, se ndryshe nuk do ta kishin lenë djerr dhe do të ishte populluar pa ardhur ne.

Kjo sipas jush nënkupton që toka në Kënetë është pa zot?

Jo. Këneta është tokë e shtetit, prandaj edhe u vendosëm këtu. Ne nuk jemi pushtues. Të dalë një i quajtur pronarë e të thotë kush i pushtoi tokën. Shkoni në gjykatë e shikoni sa procese penale ka mes të quajturve pronarë dhe zaptues. Të jeni të sigurtë që asnjë dhe fatmirësisht në Kënetë nuk ka asnjë konfrontim të këtij lloji.

Në kundërshtimet tuaja, gjithçka është e kushtëzuar nga çmimi i tokës?

Absolutisht po. Nëse ky proces do të dështojë, shkak do të bëhet pikërisht mospërcaktimi i çmimit të tokës. Nuk mund të ndodhë që të blesh në treg pa ditur çmimin, apo të marrësh një mall dhe tregtari të të thotë shko se më vonë të tregoj sa kushton. Nuk jemi shpërngulur për të kërkuar lëmoshë, por nuk do të pranojmë edhe të frymë xhepat e qeveritarëve.

Pra, ju jeni për të paguar për tokën pas rishikimt të ligjit e vendosjes së çmimit?

Sigurisht. Ne jemi vendosur këtu që në vitin 1992 dhe pranojmë të paguajmë për metër katror aq sa ka kushtuar toka në kohën që ajo iu dha pronarëve apo mbeti si tokë shtetërore, siç është edhe Këneta. Nëse do të duhet që ne të pagujamë tokën me çmimin e tregut të sotëm, atëherë t’i kthehemi rivlerësimit të pasurisë

kombëtare. E them këtë, pasi pasuria kombëtare u muar thuajse falas në këto 14 vite, ndërsa shteti kërkon të pasurohet duke na marrë edhe ato pak lekë buke.

Banorët e Kënetës kundër legalizimeve, bllokojnë rrugën “Të ribëhet ligji,të përcaktohet çmimi” DURRËS - Banorët e vendosur në Kënetë të Durrësit, pas paralajmërimit një javë më parë për përshkallëzim të protestës, kanë dalë dje në unazën e Durrësit. Kanë qenë mëse 700 qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes për protestë, duke këmbëngulur në këkresën e tyre për deklarimin nga qeveria të çmimit të tokës, që ata do të duhet të paguajnë për efekt të legalizimit të banesave të ndërtuara pa leje. Krerët e protestës thanë se qëllimi i tubimit të tyre, që do të vijojë me protesta para Bashkisë së Durrësit, në ditët e ardhshme, objekt kësaj proteste do të jetë kërkesa për pezullimin e ligjit për legalizim, rishikimi i ligjit, përcaktimi i saktë i çmimit të tokës dhe tryezë me ligjvënësit e politikanët shqiptarë për situatën e krijuar. Në parullat e tyre, ata janë shprehur se Këneta nuk mund të trajtohet si zonë turistike, ndërkohë që ata kërkojnë barazi, duke cilësuar se të ardhurit nuk mund të trajtohen si shtetas të dorës së dytë. Nga biseda me protestuesit, mëson se ata janë për legalizim të banesave, por, sipas tyre, mungon transparenca e plotë për legalizim. “Ne po na bezdis shumë diskriminimi që po na bëhet dhe që këtu fillojnë të gjitha të këqijat. Duhet pranuar fatkeqësisht që është krijuar një hendek shumë i madh mes të ardhurve dhe atyre që e quajnë veten vendës, por që nuk janë të tillë, pasi Durrësi autokton ka shumë pak familje”, shprehet njëri prej protestuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›