Shtëpi socialiste, pronarë toke duke shkelur ligjin

11/02/2005 Rasti i fundit në "Ali Dem", hipoteka jep pronësinë e tokës, duke shkelur ligjin e kthim-kompensimit
Ndoshta janë ndër të paktat shtëpi pa pronësi toke, mbi të cilat nuk është ngritur ende ndonjë pallat, por që qëndron në ëndrrat e këtyre banorëve të varfër. Janë një grup shtëpish pranë Ish-Uzinës Gjeologjike, në rrugën "Ali Demi", të cilat së shpejti do të shemben për të ngritur një pallat. Këto shtëpi janë ngritur para viteve '90. Fronti i lagjes iu dha tokën për të ngritur shtëpi. Banesat janë ndërtuar me leje ndërtimi, por ata nuk janë pronarë të truallit. Por, kjo nuk do të thotë aspak se ata nuk e kanë siguruar vërtetimin e pronësisë për gjithë tokën, jo vetëm atë të sipërfaqes së shtëpisë, por dhe të oborrit rreth e rrotull. Dhe tashmë ata e kanë dhënë këtë sipërfaqe për shesh ndërtimi dhe do të përfitojnë deri 30 për qind të vlerës së apartamenteve që do të ngrihen.
Zbatohet pa vendim gjykate ligji i hipotekimit
Juristët shpjegojnë se në fakt për të regjistruar tokën e shtëpisë në këtë rast, duhet bërë gjyq dhe sipas nenit 24b të Ligjit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pronësia e tokës kalon nga shteti pronarit të shtëpisë. Por, nuk është vetëm kjo sipërfaqe, për të cilën Hipoteka ka bërë një regjistrim të paligjshëm, pa vendim gjyqi. Kështu, tashmë janë shembur shtëpi të tilla dhe janë ngritur pallate pranë kodrave të Liqenit, në Kinostudio e në të tjera vende.
Shkelet ligji i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Ndërkohë, më 30 gusht të vitit të kaluar ka dalë në Fletoren Zyrtare Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave i ndryshuar, sipas të cilit për ndërtesat e bëra para viteve '90 toka do të blihet nga pronari i shtëpisë, me çmimin e asaj kohe të indeksuar sipas rritjes së çmimeve ndër vite. Ndërkohë që ligji i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka muaj që ka hyrë në fuqi, ai nuk zbatohet, por vazhdon t'i kalohet kjo tokë pronarit të shtëpisë automatikisht nga Zyra e Regjsitrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në këtë rast dëmtohet shteti, pasi pronar i këtyre tokave është shteti.
Zyrtarët s'e "dinë" që ka ndryshuar ligji
Duket se ndryshimet ligjore të këtij ligji ende nuk njihen nga zyrtarët. "Nuk mund të ndodhë, të paktën këtë një vit e gjysmë sa kam qenë unë nuk ka ndodhur, më parë nuk e di. Ligjërisht kush ka vetëm një letër nga fronti i lagjes, por nuk ka as leje ndërtimi dhe as pronësi mbi tokën, për këtë Hipoteka nuk ka të drejtë të lëshojë asnjë lloj vërtetimi pronësie. Në rastet kur shtëpia është ndërtuar me leje ndërtimi, sipas ligjit i kalon direkt pronësia e tokës, por vetëm e sipërfaqes së shtëpisë, jo e oborrit, ajo mbetet e shtetit. Ndërkohë që për fshatin ka ligje të tjera", shpjegon Gazmend Zeneli, drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë. Ndërkohë drjetori i Përgjithshëm i Hipotekave, Artan Gjylbeku, shprehet se për këto raste nuk ka asnjë ankesë, megjithëse kur dëmtohet shteti nuk ka kush të ta dërgoj ankesën.
Shtëpi pa leje, para viteve '90, në pritje të zgjidhjes
Ka dhe shtëpi të bëra para viteve '90 që jo vetëm nuk kanë pronësi tokë, por s'kanë as leje ndërtimi. Ky problem ka dalë në pah pikërisht tani kur ka nisur procesi i vetëdeklarimit për të bërë legalizimin e shtëpive. Zëvendësministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Artan Lame, në konferencën e fundit për shtyp, ka shpjeguar se ka dhë një kategori tjetër që nuk e prisnin. "Në formularët që janë dorëzuar ka dhe vetëdeklarime për ndërtime pa leje të bëra para viteve '90. Këtyre njerëzve iu është dhënë toka me një pusullë nga fronti i lagjes dhe kanë ndërtuar, por nuk kanë leje ndërtimi", tha Lame. Pra, mbushja e formularëve nxjerr probleme të tjera, që tregon se duhen përgatitur të tjera kategori. Ndërkohë janë dhe të tjerë që e kanë bërë ndërtimet vitin e kaluar, apo i kanë nisur ndërtimet këtë fundviti dhe këtë vit me shpresë se mund të përfitojnë.