Do të ulet 65% tarifa për regjistrim biznesi
.jpg)
11/02/2005 Këshilli Bashkiak, taksa e pastrimit dhe gjelbërimit do të rritet
Disa taksa do të rriten, si ajo e gjelbërimit, e pastrimit për familjarët, ndërsa të tjera do të ulen si: tarifa e regjistrimit për subjektet e reja, me qëllim stimulimin e biznesit do të ulet 65 për qind, taksa e zënies së hapësirës publike, kur ky vend përdoret për reklamim. Deri tani taksa që paguhet në Bashki për regjistrimin e biznesit të vogël është Rritja e Inflancionit bënë që disa taksa të rriten, ndërsa ankesat e biznesmenëve bën që ca të tjera të ulen. U diskutua dje në Bashkinë e Tiranës Paketa Fiskale 2005. Takimi, ku ishin ftuar pjesëtarë të komisione të ndryshme qytetare të Bashkisë, synonte që të thithë opinionet e sa më shumë kategorive për ndryshimet në këtë paketë. Ky është viti i tretë i zbatimit të kësaj pakete, qysh prej vitit 2003, kur kjo paketë u miratua nga Këshilli Bashkiak. Nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, u shpreh se përvoja e këtyre dy viteve ka identifikuar disa ndryshime, të cilat janë të lidhura kryesisht me çështje të administrimit për ato taksa dhe tarifa ekzistuese dhe me një rikonceptim të një takse të re, Taksës së Gjelbërt, me efekte dytësore që do të ndikojnë në rritjen e sipëfaqjeve të gjelbra dhe uljen e ndotjes së mjedisit. Gjithashtu është propozuar edhe një rritje e tarifave, rritje që lidhet kryesisht me tarifën e pastrimit, pasi kjo tarifë është ende në nivelet e vitit 1993-1994 dhe nuk u përgjigjet fare zhvillimit apo evoluimit ekonomik, normave të inflacionit apo indeksimit të çmimeve që kanë ndodhur. Njëkohësisht janë propozuar edhe disa ulje të normave të tarifave ekzistuese. “Kjo e gjitha është pjesë e hapësirës të atij kuadri ligjor që i është lejuar Bashkisë për një filozofi të re, që po implementohet në vitin e tretë të zbatimit, që lë hapësirë për gjenerimin e më shumë të ardhurave vendore. E gjitha kjo përkthehet në më shumë shërbime, rritje sasiore dhe cilësore të tyre, për komunitetin. Janë marrë disa mendime nga qytetarët nëpërmjet një anketimi që është zhvilluar dhe është vënë re një përgjigje e qytetarëve për një rritje edhe të kontributeve të tyre në tarifa të caktuara, të cilat ne i kemi reflektuar në këto propozime”, u shpreh nënkryetarja Dhimitri.
Propozimet:
Taksa e gjelbërimit do të jetë:
200 lekë në vit për qytetarët
250 lekë për biznesin e vogël
500 lekë për biznesin e mesëm
750 lekë për biznesin e madh
Taksa e Pastrimit:
Në vitin 1992 ka qenë 10 lekë, '93-50 lekë, '94-100 lekë, '97-120 lekë, '98-300 lekë, 2005-1000 lekë, 2006-1.400 lekë, 2007-2.100 lekë të reja
Taksat për regjistrim biznesi ulen 65%:
Për ambulantët është 2 000 lekë mbetet po aq
Personat fizikë vendas e të huaj
Nga 20 000 lekë bëhet 7 000 lekë të reja
Për personat juridikë vendas e të huaj:
Nga 20 000 lekë bëhet 13 000 lekë të reja
Rritja e të ardhurave
Të ardhurat 2002 2003 2004
Të ardhura të drejtpërdrejta (Grant&Transferta të kushtëzuara)
34% 66,7% 70,5%
Të ardhura nga Buxheti i Shtetit (Grant&Transferta të kushtëzuara)
66% 33,3% 29,5%