E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambulancat nën administrim të Pushtetit Lokal

11/02/2005  Fondet e dhëna për restaurimin e ambulancave të lagjeve dhe urgjencave nuk do të menaxhohen më nga Ministria e Shëndetësisë, por nga Ministria e Pushtetit Vendor dh Decentralizimit. Në zbatim të politikave për decentralizimin, tre ministrat e Shëndetësisë, Financës dhe Pushtetit Vendor e Decentralizimit firmosën një udhëzim të përbashkët. Udhëzimi është "Për zbatimin e buxhetit të investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ambulancave dhe qendrave shëndetësore për vitin 2005". Deri në vitin 2004, fondi që përdorej për ndërtimin dhe rikonstruksionin e qendrave dhe ambulancave në shërbimin shëndetësor parësor jepej apo i takonte Ministrisë së Shëndetësisë, me anë të udhëzimit të djeshëm këto fonde i kalojnë pushtetit vendor, i cili bën shpërndarjen në këshillat e qarqeve, të cilët janë përgjegjës për ndjekjen e këtyre investimeve. Kontrolli i respektimit të standardeve gjatë zbatimit të kontratave do të bëhen nga drejtoritë e kujdesit të shërbimit parësor ose drejtoritë e

shëndetit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›