E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gripi do të zgjasë deri në mars

11/02/2005  Gripi do të zgjasë deri në muajin mars. Por, kështu ndodh çdo vit, prandaj asnjë nuk duhet të shqetësohet, lajmëron Minsitria e Shëndetësisë. Stina e gripit nëntor-mars është dukuri epidemiologjike krejt normale e pritshme çdo vit, domethënë rritja e numrit të rasteve klinike me diagnozë grip është krejt e pritshme, të dhënat e survejancës epidemiologjike të bazuar në sëmundje, nuk tregojnë absolutisht situatë epidemike gripi, ndonëse diçka e tillë do të ishte krejt normale për stinën e gripit. Raportimet për grip dhe "common cold" në janar në 10 rrethe, Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Laç, Peqin, Përmet, Tepelenë, Tiranë që kanë sjellë të dhënat tregon pothuajse të njëjtin numër rastesh me dhjetorin. Të dhënat e survejancës alert për muajin janar 2005 tregojnë një prirje absolutisht të qëndrueshme, pra pa asnje lloj rritjeje të incidencës së infeksioneve respiratore të sipërme e të poshtme. Të dhënat virologjike nuk kanë treguar e vijojnë të mos tregojnë aspak për qarkullim të nëntipeve H1N1 (dhe absolutisht jo të atij H5/N1 Gripi i pulave) të virusit gripal A në popullatë: nëntipi që qarkullon është ai i tërë viteve paraardhëse AH3/N2, i cili nuk mund të japë shpërthime epidemike të gjera. Qarkullon dhe virusi B i gripit, dukuri të pritshme e zakonshme, por që është i paaftë për shpërthime epidemike; ai jep vetëm raste sporadike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›