E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset i burgosuri; Arrestohen 9 gardianë

Pejë - Nëntë gardianë në burgun e Dubravës janë arrestuar pas arratisjes së një të burgosuri. Ata janë marrë në pyetje nga autoritetet e drejtësisë për të hedhur dritë mbi arratisjen e Bedri Krasniqit, i arrestuar ky me 27 vjet burg pas vrasjes së dy policëve Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në vitin 2003. Burime policore bëjnë të ditur se hetimet kanë qenë të vështira pasi dyshohet se Krasniqi është arrestuar në orët e mesditës. Pavarësisht situatës së krijuar policia me intensitet të shtuar ka zhvilluar hetimet me ç'rast janë intervistuar shumë persona dhe janë bastisur disa lokacione, ndër të tjera edhe shtëpia e të arratisurit. Procesi i hetimeve i udhëhequr nga Prokurori Publik ka rezultuar me arrestimin e 9 personave, pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët mbahen në ndalim policor", thuhet në komunikatë. Policia njofton se është duke bërë të gjitha përpjekjet për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit. "Për momentin nuk ka informacione se ku gjendet i arratisuri dhe njëkohësisht i apelojmë të gjithë qytetarët që kanë informata për vendndodhjen e tij të kontaktojnë Stacionin më të afërt policor apo edhe në telefonat kujdestar (922,192)", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›