E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset i burgosuri nga burgu i Dubravës

Pejë - Një i burgosur është arratisur nga burgu i Dubravës. Sipas policisë së Kosovës bëhet e ditur se Bedri Nezir Krasniqi është arratisur nga qelia e burgut të cilësuar si i sigurisë së lartë. I akuzuar për vrasjen e policëve Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në vitin 2003, Krasniqi ishte dënuar me 27 vjet burg. Ndërkohë, edhe më parë në këtë burg kanë ndodhur ngjarje të tilla që kanë çuar edhe në arrestimin e disa gardianëve dhe zyrtarëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›