E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafa Benitez, i hapur ndaj Italisë: Nëse ndonjë më merr në telefon...

Murinjo te Liverpul në vend
të Benitezit? Për momentin
mbetet vetëm një zë i tabloidëve,
por gjithashtu ekzistojnë mundësi
që trajneri spanjoll të kalojë në
Itali. Për momentin kanë fi lluar të
hidhen hipoteza për një zbarkim
të tij në Milano, ose në Torino. Ai
që ka hedhur në qarkullim zëra
të tillë, ka qenë pikërisht vetë
Manuel Garcia Quilon, menaxheri
i trajnerëve të "Reds"-ave.
"Nuk është e pamundur të hedhësh
hipotezën për një të ardhme
në Itali për Rafa Benitez, thotë
Quilon për faqen sportive italiane
‘Calciomercato.it‘. Ai italian është
një kampionat i madh dhe janë
tre apo katër klube të mëdha të
interesuara për të. Nëse ndonjëri
prej tyre do të prezantojë një
projekt të rëndësishëm, jemi të
gatshëm ta vlerësojmë dhe ta studiojmë
atë, nëse do të ketë apo jo
mundësi për ta realizuar. Akoma
nuk jam kontaktuar direkt, por
përmes personave të tretë na
kanë mbërritur interesimet e mësipërme.
Na kanë bërë pyetje apo
edhe sondazhe të vogla, por për
momentin nuk kemi asnjë kontakt
direket nga klubet përkatëse.
Për respekt të Liverpulit dhe të
Rafas, nuk dëshiroj që të publikoj
emra, edhe sepse nuk është
konkretizuar kurrë asgjë". Gjithsesi,
marrëdhënia me Liverpulin
nuk po kalon në moment të mirë
edhe për shkak të rezultateve,
që duket se po vonojnë të vijnë
gjatë këtij sezoni, edhe rinovimi
i kontratës së Benitez nuk është
bërë akoma. "Jemi duke punuar.
Po vazhdojmë bisedimet, por
deri tani nuk kemi mbyllur asgjë,
tregon menaxheri i trajnerit. Ka
akoma edhe disa detaje për t‘u
diskutuar. Është normale që të
ketë edhe vështirësi, sepse çdo
palë ka pikëpamjet e saj, por ne
jemi duke kërkuar të gjejmë një
pikë takimi". Prandaj është herët
të flitet për një zëvendësim të
mundshëm të tij në pankinën e
Liverpulit: "Për këtë nuk dimë
asgjë, nuk jemi në dijeni të asnjë
fakti të tillë". Por Benitez mësohet
se e pëlqen shumë kampionatin
italian. "Është një trajner që studion
shumë dhe është gjithnjë
në kontakt me realitetet e tjera
futbollistike. Atij i pëlqen shumë
ky tip pune dhe e vlerëson shumë
rregullin, disiplinën dhe bashkëveprimin
mes taktikës dhe
rezultatit. Prandaj ai e vlerëson
shumë futbollin tuaj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›