E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucioni Milan, Kaka rrezikon largimin

Eliminimi nga Kupa UEFA duket se do
të sjellë një revolucion në skuadrën e
Milanit, duke fi lluar ndoshta edhe nga trajneri.
Ky është mesazhi i qartë
i lëshuar nga Adriano Galiani,
sipas të cilit, dështimi në Serie
A dhe mospjesëmarrja në
Champions League sezonin
e ardhshëm, i çon të gjithë në
shtëpi dhe i kthen të gjithë ata
në të papunë. Ançeloti konfi
rmohet në pankinën kuqezi
deri në 2010-ën, por nuk do
të pengohet nëse ai në fund të
sezonit do të kërkojë largimin
drejt skuadrave të cilat kanë shfaqur interes.
Kandidaturat tashmë kanë fi lluar të përfl iten
në media, duke fi lluar nga Leonardo, Roberto
Donadoni, apo dhe dy holandezët e
famshëm Rijkard e Van Basten. Nuk do të
mbeten jashtë këtij revolucioni edhe futbollistë
si Maldini, Favali dhe Emerson, të
cilët do largohen në fund të sezonit, ndërsa
Shevçenko mund të kthehet te Çelsi. Në
dyshim shihet edhe e ardhmja
e brazilianit Kaka. Edhe pse në
janar 27-vjeçari refuzoi ofertën
e Mançester Sitit, nuk është e
thënë që të bëjë të njëjtën gjë
në fund të sezonit në rast se
kuqezinjtë nuk hyjnë në Champions
League. Për Bekam
pritet që gjithçka të mësohet
javën e ardhshme, ndërkohë
po studiohen edhe pozicionet
e Sedorf, Ambrozinit, Nestës,
Kalaxës, Didës dhe Kalac. Të vetmit që
e kanë siguruar vendin te Milan edhe për
sezonin e ardhshëm janë Abiati, Bonera,
Antonin, Zambrota, Jankulovski, Thiago
Silva, Pirlo, Flamini, Gatuzo, Ronaldinjo,
Pato, Inzagi e Borrielo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›