E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen në Tiranë "kapot" e trafikut të kurdëve nga Rinasi

Strukturat e Antikrimit të Organizuar,
mbrëmë, kanë përfunduar
një superoperacion, në llogari
të shumë shteteve. Pas përgjimeve
të shumta dhe një shkëmbimi
perfekt të informacioneve mes policisë
shqiptare me atë turke dhe atë maqedonase,
dje në mbrëmje, në kryeqytet,
janë arrestuar një shtetas turk dhe një
tjetër maqedonas, të cilët ishin shpallur
në kërkim ndërkombëtar. Të arrestuarit
janë Ali Ademi, shqiptar i Maqedonisë,
dhe Jasin Ozel nga Turqia. Dy të
arrestuarit janë dënuar nga Gjykata e
Krimeve të Rënda, për "dhënie ndihme
për kalim të paligjshëm të kufirit", në
kuadër të organizatës kriminale. Maqedonasi
Ademi është dënuar me 6 vjet e
10 muaj burg, ndërsa turku Ozel me 7
vjet burg. Gjykata për Krime të Rënda
në Tiranë, dy vjet më parë dha dënimin
ndaj një grupi kriminal mes të cilëve, dy
turq, një maqedonas dhe një shqiptar
për veprën penale të trafikut të
njerëzve, nëpërmjet territorit të vendit
tonë. Bëhet fjalë për të pandehurit Jasin
Ozel, Aihan Dogan, të dy turq, Ali
Ademi nga Maqedonia dhe Klement
Frroku nga Tirana. Jasin Ozel (është
dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkallës
së Parë), Aihan Dogan 8 vite, Ali
Ademi (8 vite në Gjykatën e Faktit) dhe
shqiptari Klement Frroku me 5 vite
burg. Pas dhënies së dënimit, Krimet e
Rënda aplikuan edhe nga një gjobë për
secilin prej tyre. Kështu të pandehurit
janë të detyruar të shlyejnë shumën
prej 6 milionë lekësh të reja. Ndonëse
nuk e kanë pranuar akuzën para
gjykatës, të pandehurit janë deklaruar
fajtorë për veprën e mësipërme. Në
konkluzionet e prokurorisë, të pandehurit
thanë se kanë kaluar shtetas kurdë
nëpërmjet Aeroportit të Rinasit për një
kohë të gjatë. Por ata njëkohësisht kanë
pretenduar se këtë trafik, ata nuk e kanë
kryer për përfitim, por thjesht për të ndihmuar
bashkështetasit e tyre. Për këtë
"aktivitet", ata janë ndihmuar nga një
shtetas maqedonas dhe nga një shqiptar,
i cili u ka gjetur strehim njerëzve
që do të trafikoheshin. Policia ka hyrë në
rrjet, duke përdorur agjentët e infiltruar.
Gjithçka bëhej kundrejt një pagese të
majme. Në mes të grupit është futur një
punonjës i policisë, i infiltruar me emrin
e koduar "AMI", i cili për një kohë të shkurtër
është bërë i besuar në organizatë.
Ajo kishte marrë detyrë nga shefat e antikrimit,
që të hiqej si punonjëse policie
në Rinas dhe t‘u jepte ndihmë personave
që do të kalonin doganën, në këmbim
të një shume parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›