E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset nga burgu ne 97-n kapet ne Londer i kerkuari per vrasje

I denuar per vrasje ne vitin 1992 por i arratisur nga burgu gjate trazirave te vitit 1997 Fadil Hoxha 42 vjec nga fshati Zall-Dardhe Diber eshte ekstraduar nje dite me pare ne vendin tone pas arrestimit te tij para disa kohesh ne Londer Angli. Lajmi eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit sipas se ciles Hoxha ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Tiranes me nje vendim nr. 1135 me 8 dhjetor te vitit 1994 e ka denuar me 25 vjet burg per veprat penale te Vrasjes me dashje kunder dy personave njera prej te cilave e mbetur ne tentative dhe Armembajtje pa leje. Sipas policise i ekstraduari Fadil Hoxha me date 8 tetor te vitit 1992 ka vrare me arme zjarri Hysen Lucen per kete veper penale eshte arrestuar me 9 tetor te po atij viti. Nderkohe policia sqaron se gjate trazirave te vitit 1997 Hoxha eshte larguar nga burgu. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Londren me date 16.8.2010 ne Angli u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i te kerkuarit nga drejtesia. Ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas ky shtetas u eshte dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›