E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset nga burgu në Maqedoni, kapet në Rinas

Një shqiptar i Maqedonisë, i cili dyshohet
se është arratisur nga burgu,
është kapur dje në Rinas, teksa tentonte
të kalonte kufi rin me dokumente false.
Uniformat blu të kryeqytetit thanë
se rreth orës 20.00, nga shërbimet e
hetimit të krimit pranë Komisariatit të
Policisë Rinas, u mor masa e arrestit në
fl agrancë për shtetasin Adem Milaim
Sulejmani, 40 vjeç, lindur dhe banues
në Shkup, me shtetësi Maqedonase, i
proceduar më parë për veprën penale
të "trafikimit të lëndëve narkotike".
Drejtoria e Policisë së Tiranës detajoi
se arrestimi i tij u krye sepse dy ditë
më parë është ndaluar rreth orës 14.30
nga kontrollori në kabinat e daljes, ku
shtetasi i lartpërmendur dyshohet se
po tentonte të udhëtonte në drejtim
të Çekisë, transit në Hungari me linjën
ajrore Malev-Budapest. Por, për aventurën
e tij ishte duke përdorur për të udhëtuar
një pasaportë bullgare, në emër
të shtetasit Viktor Pavlov Mihaylov, për
të cilën dyshohet se është e falsifi kuar.
Gjithashtu, ky person posedonte dhe
një kartë identiteti bullgare po në emër
të shtetasit bullgar Viktor Mihaylov, si
dhe një leje drejtimi bullgare po në emër
të këtij shtetasi, të marra në të njëjtën
datë, të cilat dyshohen si të falsifi kuara.
Nga të gjitha verifikimet e kryera,
dyshohet se ky person mund të jetë arratisur
nga vendi i vuajtjes së dënimit
të Maqedonisë. Në ngarkim të tij janë
dërguar materialet në Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën
penale të "vënies në përdorim të dokumenteve
të falsifi kuara" parashikuar
nga neni 189 i Kodit Penal. Ndërkaq, pas
këtij arrestimi, policia detajoi se forcat
e Komisariatit të Rinasit kanë marrë një
sërë masash organizative, në drejtim
të kontrollit të ushtruar në hyrjet dhe
daljet e aeroportit ndërkombëtar "Nënë
Tereza". Në këtë kuadër janë forcuar
masat e kontrollit për të gjithë ata persona
që tentojnë të kalojnë nëpërmjet
pikës së kalimit kufi tar Rinas, me dokumentacion
të falsifi kuar, ndaj të cilëve
do të merren masa të ashpra dhe do të
ndëshkohen ligjërisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›