E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, policia kundër qeverisë

Policia i bën apel Presidentit
që të mos e dekretojë ligjin
"Për sigurimin shoqëror
suplementar", i cili vetëm pak
ditë më parë kaloi në Parlament.
Nëpërmjet një ankimi drejtuar
Presidentit Bamir Topi, Sindikata
e Policisë, por edhe kreu i policisë,
kanë kërkuar që të rishikohet ky
ligj, pasi po abuzohet rëndë me
punën e tyre. Kreu i Sindikatës së
Policisë, Sadetin Fishta, i cili ka
dalë kundër këtij ligji, duke argumentuar
në një ankesë të gjatë
dhe duke kërkuar nga Presidenti
që të mos të dekretohet. Burimet
policore shpjegojnë se një veprim
të tillë e ka kryer edhe drejtori i
përgjithshëm i Policisë, pasi vërejtjet
e bëra për të nuk janë marrë
parasysh. Për më tepër, edhe
ish-punonjësit e policisë e kanë
kundërshtuar hapur ligjin e ri për
sigurimin shoqëror suplementar,
duke u kthyer kështu gjithë segmentet
e policisë kundër këtij ligji.
Në letrën e Sindikatës së Policisë,
drejtuar Presidentit Bamir
Topi, deklarohet se janë ndjekur
me shqetësim procedurat dhe
pasojat e mundshme që vijnë
nga miratimi i ligjit "Për sigurimin
shoqëror suplementar", i cili
u miratua në seancën e fundit
parlamentare. Më tej, shpjegohet
se ky ligj është i pavend, pasi Parlamenti,
Këshilli i Ministrave dhe
institucionet në varësi të saj kanë
miratuar të gjithë aktet ligjore dhe
nënligjore për trajtimin shoqëror
suplementar të punonjësve të
Policisë së Shtetit dhe nuk ka asnjë
arsye për t‘i ndryshuar ato. Duke
cituar gjithë aktet ligjore në fuqi,
kryetari i Sindikatës së Policisë
ka argumentuar se baza ligjore
dhe nënligjore është e plotë për
përcaktimin e kushteve, kritereve
dhe masën e përfi timeve nga sigurimi
suplementar i punonjësve
të Policisë se Shtetit dhe anëtareve
të familjeve të tyre, në rastet kur
punonjësit ndërpresin karrierën,
ose mbushin moshën për pension
të parakohshëm, apo pension
pleqërie.
Duke radhitur një sërë argumentesh,
Fishta ka vënë në dijeni
se në qershor të 2007-ës, ligjvënësi
në nenin 88 dhe 89, të ligjit Nr.
9749, datë 4.6.2007 "Për Policinë
e Shtetit", duke marrë parasysh
përgjegjësinë dhe rrezikshmërinë
e lartë në detyrë, ka sanksionuar
vazhdimësinë e përfitimeve të
tjera shtesë sipas kushteve dhe
kritereve të përcaktuara në ligjin
Nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin
shoqëror suplementar të
punonjësve të Policisë së Shtetit".
"Mendojmë se për këtë periudhë
kaq të shkurtër s‘ka pasur asnjë
ndryshim në pakësimin e shkallës
së rrezikut, apo të elementeve të
tjera që të shërbejnë si argumente
për të ndryshuar ligjet në lidhje
me përfi timet suplementare", ka
argumentuar kreu i sindikatës. Më
tej, shpjegohet se detyrat institucionale,
që i ngarkon ligji Policisë
së Shtetit, janë të një rrezikshmërie
shumë të lartë dhe nuk mund
të krahasohen me asnjë detyrë
institucionale që kanë strukturat
e tjera shtetërore, ashtu siç është
bërë me këtë ligj, ku janë bashkuar
sigurimet edhe me Forcat e
Armatosura, gardën, shërbimin
informativ, policinë e burgjeve,
zjarrfi kësit dhe SHKB-në.
Më tej, Sindikata e Policisë
ka argumentuar se në nivelin që
kërkohet të jetë Policia e Shtetit,
përkeqësimi i përfi timeve suplementare
të punonjësve të policisë
do të ndikojë negativisht në
rekrutimin e personelit me arsim
të lartë apo të mesëm, që kanë
mbaruar shkollën me rezultate të
larta. "Kështu, në vlerësim të punës
me rrezikshmëri të lartë që kryejnë
punonjësit e policisë është detyra
jonë institucionale për të marrë
iniciativa ligjore për përmirësimin
e vazhdueshëm të motivimit të
tyre. Çdo nismë për të përkeqësuar
përfi timet aktuale do të dëmtonte
punën në strukturat e policisë në
luftën ndaj krimit, si dhe do të
krijonte një situatë problematike,
si me organizatën e policisë ashtu
edhe me misionet e huaja në ndihmë
të policisë, të cilat kërkojnë
rritjen e parametrave aktualë të
trajtimit të punonjësve të Policisë
së Shtetit, duke e përafruar me
standardet e policisë së vendeve
evropiane", detajohet në ankesën
drejtuar Topit.
Sipas tyre, procedurat në përgatitjen
dhe miratimin e këtij ligji
kanë qenë jo transparente dhe
antiligjore. Fishta argumenton se
përgatitja e këtij ligji nuk është
parashikuar në asnjë dokument
strategjik të shtetit shqiptar, duke
filluar nga Plani Kombëtar për
zbatimin e MSA-së, te Strategjia
Kombëtare për Zhvillim e Integrim
dhe përfunduar te strategjitë
sektoriale e planet vjetore të institucioneve
të interesuara. Ky ligj,
megjithëse është kundërshtuar
fuqimisht nga të gjitha grupet e
interesit, si strukturat e Policisë
së Shtetit, organizatat policore
dhe sindikata jonë, nuk është
marrë në konsideratë. Megjithëse
pretendohet se projekti është miratuar
me vendim të Këshillit të
Ministrave Nr. 452, datë 15.4.2009,
në faqen elektronike të saj, ku fl itet
për vendime e projektligje nuk
gjendet. Fishta shkon edhe më tej,
duke shpjeguar se është dërguar
dhe protokolluar në sekretarinë
e Kuvendit në datën 13.5.2009,
me Nr. 1428, është diskutuar (pa
vërejtje) vetëm në Komisionin e
Ekonomisë, pa kaluar në asnjë
komision tjetër, ku sipas rregullave
duhet të kalonte minimalisht në
Komisionin e Ligjeve dhe atë të
Sigurisë.

Dëmet që sjell ligji

Natyra e punës, shkalla e rëndësisë së
detyrës dhe vështirësia e lartë në punën e punonjësit
të policisë nuk mund të krahasohet ose
të barazohet me kategoritë dhe profesionet e
përfshira në projektligj.
Punonjësit e Policisë së Shtetit i kanë të
rregulluar me ligj përfi timet suplementare dhe
nuk ka arsye përse të përfshihen në një ligj të
ri. Policia e Shtetit ka arritur një standard dhe
nuk ka motiv për keqësimin e tij. Baza ligjore
për sigurimet shoqërore suplementare është
e plotë.
Ligji i ri i përgatitur, ul në mënyrë të
ndjeshme masën e përfitimit, përkeqëson
masën e pagesës sipas gradave dhe sipas kontributeve
të secilit punonjës policie. Pagesa
në këtë projektligj është e njëjtë për të gjithë
punonjësit e policisë, kështu, sipas tij, punonjësit
që paguajnë kontribute më të mëdha në
sigurime dhe kanë grada të larta policore, do
të kenë të njëjtën pagesë me ata me kontribute
më të vogla dhe grada të ulëta.
Për shkak të natyrës së punës, punonjësit e
policisë transferohen sa në një vend në tjetrin.
Ata shërbejnë në të gjitha zonat e vendit, në
kufi, veri-jug dhe në zonat më ekstreme. E
gjithë kjo është një sakrifi cë sublime, si për vetë
punonjësin ashtu edhe për vetë familjen, ndaj
ata duhet të kenë një trajtim më të mirë, kur
organizata i nxjerr në pension të parakohshëm.
Gjykojmë që në projektin e paraqitur nuk
është vlerësuar dhe nuk vlerësohet risku dhe
specifi ka e natyrës së punës së punonjësit të
policisë. Në etikën policore amerikane (pjesë
e trajnimeve të ICITAPI-it me punonjës të policisë
shqiptare) midis të tjerave trajtohet "teoria
e kullës", e cila ka në thelb sa më poshtë: Në
rastet e akteve terroriste, fatkeqësive natyrore,
gabimeve njerëzore etj., në objekte apo ambiente
publike të gjithë njerëzit që ndodhen
pranë tyre kanë një qëllim që të largohen prej
aty për të shpëtuar jetën, ndërsa policia ka për
mision të shkojë aty.
Ulja e masës së përfi timeve do të demotivojë
kandidatët që do të konkurrojnë për t‘u
pranuar dhe shërbyer në Policinë e Shtetit, pasi
perspektiva e tyre për jetën, pas këtij shërbimi
është e pambrojtur dhe e pagarantuar.
Përgjegjësitë dhe detyrat institucionale që i
janë ngarkuar nga ligji "Për Policinë e Shtetit",
janë të një rrezikshmërie shumë të lartë, për
rrjedhojë nga ligjvënësi kërkohet vlerësim për
punën dhe të ardhmen e punonjësve të Policisë
së Shtetit dhe jo të përkeqësohen arritjet
e deritanishme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›