E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Durrës, rrëfehet pronari i bar-hotel "Drenicës"

Pas dorëzimit në polici, autori
i vrasjes për motive
pronësie pranon krimin
dhe arsyet që e çuan drejt
tij. Ndërkohë, në vendin e krimit
ka rënë heshtja. Lokali i autorit
qëndron i mbyllur me çelës, pa vizitorë.
Heshtja ka rënë edhe në objektin
në ndërtim që ndodhet ngjitur
me të. Punimet janë pezulluar
për shkak të situatës së krijuar pas
vrasjes së pronarit të saj. Burime
nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur
se në orën 24.00 të së mërkurës,
në Drejtorinë e Policisë së Qarkut
Durrës u bë arrestimi në flagrancë
i 43-vjeçarit Gani Kapiti, pronar i
bar-hotel "Drenica". Ai është dorëzuar
në polici rreth orës 23.00 për
të pranuar krimin e kryer, motivet
që e çuan drejt tij dhe marrë
përgjegjësitë personale për të. Ai
akuzohet për vrasjen me dashje të
shtetasit Agron Bodlli, 41 vjeç, banor
i plazhit. Në hotel "Drenica", e
shoqja e Gani Kapitit, Teuta, duke
treguar dëmtimet e shumta të objektit
të tyre që acaruan gjendjen
mes autorit, që është burri i saj dhe
viktimës, tregon se nuk ka qenë në
kontakt me të shoqin dhe se ai nuk
e njoftoi për dorëzimin. Ndërkohë,
policia ka kryer dy kontrolle në shtëpinë
e saj. I pyetur mbi këtë ngjarje
të rëndë, kryetari i Bashkisë
së Durrësit, Vangjush Dako, tha
për gazetën "Shqip" se firma që po
kryente punimet për ndërtimin e
objektit të Agron Bodllit i ka respektuar
të gjitha kushtet teknike dhe
është një ndërtim me leje. Ajo ka
vendosur pilota 8 metra thellë në
tokë për të shmangur çdo dëmtim
në objektin pranë. Duke u bazuar
te vlerësimi që specialistët i kanë
bërë rastit, si dhe nga profesioni i
vet, Dako thotë se pjesa e dëmtuar
e hotel "Drenicës" është kuzhina
e ndërtuar si shtesë e objektit
në pronësi të Kapitëve. Ajo është
ndërtuar pa shtylla dhe për pasojë
dëmtimet janë ndjerë në të.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Durrësit
saktëson se objekti i Kapitëve
është një ndërtim pa leje. Kjo hidhet
poshtë nga Teuta Kapiti, e cila
thotë se ata kanë leje ndërtimi dhe
gjithçka tjetër, ndërsa tregon për
dëmtimet që janë bërë jo vetëm në
kuzhinën e shtuar të restorantit
"Drenica", por edhe në verandën
e hotelit, si dhe në dyshemenë e tij
për shkak të punimeve. Ajo nuk di
të thotë se në cilin vit apo në mandatin
e kujt kryetari është marrë
leja e ndërtimit, por insiston se
është e fiksuar në dokumentet që
u bënë publike edhe gjatë emisionit
investigativ "Fiks Fare" në
"Top Channel". Të martën, rreth
orës 14.35, në plazhin e Durrësit,
Gani Kapiti, pronari i bar-bufe hotel
"Drenica", për shkak të këtyre
dëmtimeve dhe mosgjetjes së
zgjidhjes në asnjë prej institucioneve
që iu drejtua, qëlloi me armë
gjahu në kokë Agron Bodllin. Për
shkak të konfliktit mbi dëmtimet
e pronës autori i ishte drejtuar
gjykatës, po pa marrë zgjidhjen që
donte. Ditën e fundit të jetës për
Bodllin dhe fillimit të arratisë për
Kapitin, të dy kanë debatuar ashpër
me fjalë dhe më pas Kapiti ka
marrë armën e gjahut dhe nga
oborri i hotelit të tij ka qëlluar në
kokë Agron Bodllin. Ai u dërgua
menjëherë në spitalin e Durrësit,
ku me gjithë ndërhyrjen e mjekëve
gjeti vdekjen, dy orë më vonë. Autori
u largua nga vendi i ngjarjes
bashkë me armën e krimit, ndërsa
policia e shpalli në kërkim për
vrasje me dashje. Një ditë më pas
u arrestua nipi i Gani Kapitit,
Shpend Turku, për përkrahje të
autorit dhe fshehjen e armës së
krimit në një kanal me ujë, rreth 3
km nga vendi i ngjarje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›