E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Berisha nuk mbajti premtimin për TVSH-në

Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, deklaroi dje se qeveria "Berisha" nuk e mbajti premtimin për të ulur TVSH-në për energjinë elektrike. "Premtimi i dhënë, premtim i pambajtur. Kjo është shprehja më domethënëse që karakterizon qeverinë e Sali Berishës. 4 vjet më parë, në programin e tij qeverisës, Sali Berisha premtoi se do ulte nga 20% deri në 6% TVSH-në për energjinë elektrike", tha Tahiri. Ai vuri në dukje se sot, katër vjet më pas, TVSH-ja për energjinë vazhdon të mbetet 20%. "Ky është një premtim i dhënë dhe premtim i pambajtur. Me këtë premtim të pambajtur, Sali Berisha u merr më tepër para nga xhepi i tyre pensionistëve, buxhetorëve dhe të gjitha shtresave në nevojë, duke ju pakësuar tryezën e përditshme të bukës", shtoi Tahiri, duke shtuar se mosmbajtja e premtimeve është tipike për politikën e vjetër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›