E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arratiset" nga shtëpia, e përdhunon një 28-vjeçar

Ikën nga shtëpia dhe bie pre e përdhunimit. Ky është
fati tragjik i një 17-vjeçareje, e cila ka marrë guximin
të kthehet sërish pranë prindërve dhe më pas të
shkojë në polici dhe të tregojë se çfarë i ka ndodhur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Tiranës,
Kërrabë, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim
autorin e saj, i cili pasi e ka përdhunuar adoleshenten,
e ka kërcënuar që mos të tregojë asgjë, duke ushtruar
ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur se te seksioni kundër
krimeve seksuale dhe lirisë së personit, dy ditë më parë
ka bërë kallëzim R. T., 17 vjeçe, banues në fshatin Kërrabë.
Ajo ka treguar para një oficeri policie se nga data
17 e këtij muaji e deri më datë 21, është larguar nga
banesa e saj dhe ka qëndruar me Ardian S., 28 vjeç,
lindur dhe banues në Kërrabë, me arsim 8 klasë, i
padënuar. Më tej, ajo ka shpjeguar se ishte larguar nga
banesa për arsye personale dhe gjatë qëndrimit të
këtyre ditëve, ka kryer marrëdhënie seksuale pa
dëshirën e saj me 28-vjeçarin e denoncuar. Madje, ai
ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, me
qëllim që mos të tregonte se çfarë kishte ndodhur.
Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe po
punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›