E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i jep troje Bashkisë së Tiranës

Këshilli i Ministrave ka marrë në shqyrtim kërkesën e Bashkisë së Tiranës dhe me procedurë të përshpejtuar ka miratuar vendimin për "transferimin e pasurive, trojeve dhe objekteve me interes vendor në pronësi të Bashkisë së Tiranës". Prona "Fonder-Mek", e ndodhur në ish-kombinatin autotraktor, e etiketuar si pronë shtetërore, i kalon në varësi Bashkisë së Tiranës. Paraqitja për miratim e këtij projekt-akti u mbështet në nenin 8 të ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja "k", 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, "Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore", të ndryshuar, dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në pronësi në adresë të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›