E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzonte një 20-vjeçare për prostitutë, prangoset

Një tutor është vënë në pranga, pasi dyshohet
se shfrytëzonte një vajzë të re për prostitutë.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se nga seksioni kundër trafiqeve,
u bë ndalimi i shtetasit Asllan Riza Gjana, 28 vjeç, lindur
në Kukës dhe banuese në Institutin Bujqësor,
me arsim 6 klasë, i padënuar. Ndalimi i tij u bë, pasi
shfrytëzonte për qëllim prostitucioni shtetasen V. R.,
me banim në Tiranë. Sipas policisë, shfrytëzimi i saj
realizohej te një motel, në afërsi të doganës së Tiranës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo vajzë
shfrytëzohej për qëllime prostitucioni, për një periudhë
disamujore, duke siguruar klientët, kundrejt
shumave të ndryshme nga shtetasi Asllan Gjana. Në
cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 mijë
lekë, dy karta telefoni dhe celularët, te markës "Soni
Erikson" dhe "Samsung". Policia tha se u kryen veprimet
procedurale dhe materialet do t‘i kalojë
prokurorisë, për veprën penale të "ushtrimit për
shfrytëzim prostitucioni". Policia tha se po punohet
nëse në këtë rast ka pasur bashkëpunim edhe nga
drejtuesit e motelit, ku u kap vajza e re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›