"Zhvishet" polici, ishte dënuar për armëmbajtje
Përfshirja në një ngjarjeje të ndodhur gjatë vitit 1997, si dhe një dënim
për armëmbajtje pa leje i ka kushtuar vendin e punës një punonjësi
të policisë së rendit në Komisariatin e Policisë Ballsh. Rishqyrtimi i
dosjes së tij nga ana e drejtorit të policisë së qarkut, Shemsi Premçi, si dhe
kreut të burimeve njerëzore, Kudret Strumi, vijoi me vendimin për largimin
nga radhët e policisë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Dritan Resuli. Ai është
liruar nga detyra tri ditë më parë ndërsa muajt e fundit ka qenë me shërbim
në Komisariatin e Policisë Ballsh. Lajmi konfirmohet zyrtarisht për
gazetën "Shqip" nga kreu i Komisariatit të Ballshit, Viktor Ago, dhe nga
drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi. Drejtori Premçi tha për
gazetën se vendimi për lirimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit ka ardhur
për shkak të emërimit të tij në kundërshtim me ligjin për përfshirjen në
Policinë e Shtetit. Dritan Resuli mësohet se ka punuar si polic me gradën
agjent i Parë në Komisariatin e Fierit, si dhe atë të Ballshit. Ai është futur në
punë dy vjet më parë edhe pse dëshmia e penalitetit nuk ka qenë e pastër