Arratisja Shkodër, Ibraj largon 6 oficerë

20/02/2005 Largohet nga policia ish-drejtori i policisë, Pëllumb Molla
Ndëshkohen nga ministri i Rendit 4 efektiva policie, të përfshirë në skandalin e arratisjes së 3 kriminelëve nga qelitë e paraburgimit. Pëllumb Molla, ish-drejtor i policisë së Shkodrës, Hysni Elezi, Gazmend Rexha dhe Ardit Karafili, janë përjashtuar dje nga radhët e bluve. Në vijim të takimit të zhilluar më datë 16 shkurt 2005, drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë një urdhër–shërbimi për detyrat e lëna nga Igli Toska. Janë në vazhdimësi kontrollet dhe analizat, jo vetëm në Drejtorinë e Qarkut verior, por dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Në të gjithë vendin po hetohet për shkeljet dhe abuzimet e kryera nga uniformat që mund të bashkëpunojnë për interesa personale me persona të inkriminuar.
Përjashtimet
Ngjarja e 10 shkurtit në Drejtorinë e Qarkut të Shkodrës vë para përgjegjësisë dhe nënkomisar Pëllumb Mollën. Zëdhënësja për shtyp e Policisë së Shtetit, deklaron se oficeri aktual i policisë gjyqësore të komisariatit të Krujës, përjashtohet nga radhët e bluve. Ai akuzohet për për shkelje të betimit, abuzime të rënda me atributet e policisë dhe me mirëbesimin e publikut, shkelje me dashje të normave të detyrës me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut. Përfshirja e tij në arratisjen e 3 vrasësve e ka zanafillën vite më parë. Në periudhën kur ka kryer detyrën e drejtorit të Policisë së Shkodrës, ai ka ripranuar në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, 8 ish–punonjës policie të liruar, pa i kaluar më parë në Këshillin Rajonal Emërues. Asistent Franko Kolpepaj, i arrestuar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10 shkurt në dhomat e paraburgimit, ishte i pari efektiv i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e tre të paraburgosurve që u arratisën. Ai rezulton i përjashtuar më datën 4 nëntor 2000 nga Policia e Shtetit, me motivacionin “shpërdorim detyre”. Jashtë të gjitha kritereve, ai është rimarrë në detyrë më datë 10 janar 2001, nga ish–drejtori i Qarkut, nënkomisar Pëllumb Molla. Edlira Teferiçi bën të ditur sakaq se, pas përfundimit të analizës së ngjarjes, janë marrë dhe disa masa të tjera në këtë drejtori. Kryeinspektor Hysni Elezi, komandant grupi i Policisë së Rendit (për dhomat e paraburgimit) në komisariatin e Shkodrës, përjashtohet me motivacionin: ”Për shkelje me dashje të normave të detyrës, me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut”. Me të njëjtën akuzë "flaket" dhe kryeinspektor Gazmend Rexha, specialist shërbimesh në Sektorin Logjistikë e Teknikë dhe inspektor Ardit Karafili, me detyrë specialist drejtimi në seksionin e emergjencave dhe sallave operative në Drejtorinë e Policisë së këtij Qarku.
Ndëshkimet
Përjashtimet nuk kanë qenë të vetmet masa ndëshkimore që janë dhënë ditën e djeshme për efektivat e policisë së Shkodrës. Edlira Teferiçi shton se në vijim të masave disiplinore të marra, janë kryer dhe dy lëvizje të tjera për ulje në detyrë. Këta dy punonjës policie janë të rolit të lartë. Kësisoj, komisar Zef Prend Prendi, me detyrë shef i Sektorit të Luftës Kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve të Hapura, transferohet dhe emërohet shef i seksionit të Policisë Kriminale, si dhe specialist në komisariatin e policisë Mat, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër. Motivacioni për të është neglizhenca të përsëritura në kryerjen e detyrave personale të punës. Ka patur të njëjtin fat dhe nënkomisar Sazan Malo Ago, me detyrë shef i sektorit të personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Me të njëjtin motivacion si komisar Prendi, ai shkarkohet nga posti i mëparshëm dhe emërohet në detyrë specialist informacioni për kufirin dhe emigracionin në Komisariatin e policisë së Shkodrës. Zëdhënësja bën të ditur se në këtë kuadër janë marrë dhe 10 masa disiplinore ndaj punonjëseve të komisariatit të Shkodrës. Ndëshkimet në fjalë bëhen në vazhdën e masave të mëparshme, pas arratisjes së 3 të dënuarve nga qelitë e paraburgimit. Por, mësohet se edhe në ditët në vijim, do të ndëshkohen ashpër dhe gjithë ata punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët abuzojnë me detyrën dhe atributet që u jep ligji. Zyrat e kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Rendit dhe në Qarkun e Shkodrës, janë duke hetuar veprimtarinë e një numri të konsiderueshëm uniformash, që përfliten si të korruptuar
Pesë oficerë u përjashtuan më parë
Policia e Shtetit bën dhe njëherë të ditur emrat e punonjësve të policisë të rolit bazë, të përjashtuar pak ditë më parë nga radhët e bluve. Asistent Franko Kolpepaj, polic shërbimi në dhomat e paraburgimit, i cili ka qenë në shërbim në kohën e largimit të paraburgosurve, është "flakur" nën akuzën e implikimit në arratinë e kriminelëve. E njëjta akuzë vlen dhe për asistent Shan Vatnikaj, polic shërbimi në dhomat e paraburgimit, i cili ka qenë në detyrë në kohën e largimit të të paraburgosurve. Nuk i kanë shpëtuar ndëshkimeve as asistent Kolë Toma, përgjegjës i dhomave të paraburgimit dhe zëvendësi i tij, asistent Besim Rexha. I përjashtuari i fundit është Ndue Gështenja, trup shërbimi në togën e ruajtjes së sigurisë së dhomave të paraburgimit, me motivacionin “neglizhencë të përsëritur në kryerjen e detyrave”.
Tre të arratisurit e 10 shkurtit
Arben Nika, Micam Çarku dhe Bujar Dakaj anë qenë tre të burgosurit që mundën të ikin nga qelitë e komisariatit të Shkodrës me 10 shkurt 2005. Për Nikën dhe Çarkun arratia ka qenë e përkohëshme, vetëm disa orëshe, ndërsa Dakaj, është ende i lirë. Për çdo informacion që identifikon adresën e të kërkuarit, Ministria e Rendit Publik ofron 10 milionë lekë. Kryekomisar Dashnor Kaja ka pohuar se Ministria e Rendit Publik nuk ka pasur dijeni se në komisaritin e Shkodrës po gatitej arratisja. Pas kësaj ngjarje Ministria e Rendit publik, me miratimin e prokurorit të përgjithshëm ka kërkua nga Ministria e Drejtësisë hapjen e burgut të Shënkollit. Kemi vendosur që të paraburgosurit e qarkut të Shkodrës dhe të Lezhës të transferohen të gjithë në këtë institucion", deklaroi Dashnor Kaja. Sipas kryekomisarit, i cili dha një konferencë për shtyp mbi arratinë e të burgosurve në Shkodër, gjendja në këtë komisariat është shumë e keqe.
Të përjashtuarit
Nënkomisar Pëllumb Molla, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Krujë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, përjashtohet nga Policia e Shtetit me motivacionin: për shkelje të betimit, për abuzime të rënda me atributet e policisë dhe me mirëbesimin e publikut, për shkelje me dashje të normave të detyrës me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut (pasi duke qenë në detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, ka ripranuar në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit” 8 ish–punonjës policie të liruar (përjashtuar) pa i kaluar më parë në Këshillin Rajonal Emërues).
Kryeinspektor Hysni Hasan Elezi, me detyrë komandant grupi i Policisë së Rendit (për dhomat e paraburgimit) në Komisariatin e Policisë Shkodër, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, përjashtohet nga Policia e Shtetit me motivacionin: ”Për shkelje me dashje të normave të detyrës, me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut”.
Kryeinspektor Gazmend Sadik Rexha, me detyrë specialist shërbimesh në Sektorin Logjistikë e Teknikë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, përjashtohet nga Policia e Shtetit me motivacionin: ”Për shkelje me dashje të normave të detyrës, me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut”.
Inspektor Ardit Kujtim Karafili, me detyrë specialist drejtimi në Seksionin e Emergjencave dhe Sallave Operative në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, përjashtohet nga Policia e Shtetit, me motivacionin: ”Për shkelje me dashje të normave të detyrës, me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit, institucionit të policisë dhe publikut”.
Uljet në detyrë
Komisar Zef Prend Prendi, me detyrë shef i Sektorit të Luftës Kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve të Hapura, për ulje në detyrë e neglizhenca të përsëritura në kryerjen e detyrave personale të punës, transferohet dhe emërohet shef i Seksionit të Policisë Kriminale, ai dhe specialist në Komisariatin e Policisë Mat, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Nënkomisar Sazan Malo Ago, me detyrë shef i Sektorit të Personelit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, për ulje në detyrë e neglizhenca të përsëritura në kryerjen e detyrave personale të punës, transferohet dhe emërohet në detyrë specialist informacioni për kufirin dhe emigracionin në Komisariatin e Policisë Shkodër, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.