E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringjall “selvinë” e diktaturës

20/02/2005  Maks Velo

Deri në atë kohë nuk i kish djegur luga buzën. Por me tablonë “Selvia” piktori Maks Velo mori goditjen e parë, në pranverën e vitit 1972. Kujtesa erdhi mbrëmë në ekspozitën “Labëria”, të hapur në galerinë “Zenit”.Por historia e tablosë “Seliva” mes punëve të tjera ka të errtën e saj të frymëzimit të piktorit, që duket sikur është jashtë linjës së ekspozitës.

Kur piktori Maks Velo, shfrynte lirinë e tij mbi kodrën e Kaninës. Në vitin 1969 Velo i ngjitet kalasë së vogël me një laps dhe vizatim duke “vjedhur” ca imazhe nga relievi i bukur i bregdetit jonian. Sfondi ku mbështetej piktori ish e mbushur e gjitha në selvi,të mbjella me punë vullnetare.

Kur ato kishin hedhur shtat,rritur tamam për bukuri, brenda kalasë ishte një repart ushtarak, ato duhet të hiqeshin.

“Në fakt unë kisha bërë një vizatim përpara, në Kaninë ishte ngjitur, në atë kala të vogël me reliev të bukur.Aty kishin mbjellë selvi me punë vullnetare dhe ato ishin rritur. Mirëpo brenda kalasë ishte një repart ushtarak, ku mprehej vëzhgimi për nga deti Jon.

Piktori kujton se selvitë ishin bërë problematike, kështu që i kishin prerë pjesën më të madhe dhe kishin lënë disa pemë të qethur, me xhufkë.

“Këtë peizash që ishte shumë sureal e vizatova, duke vrapuar drejt studios për të hedhur në bojëra”. Ishte një punë prej 90cm me 60cm me ngjyra e vaj”, kujton Velo. Këtë tablo e paraqiti në ekspozitën e Pranverës 1972, quhej Selvi.

Për motivin e saj “protestues”, kjo tablo u kritikua në gazetën Drita dhe ishte sebepi që u numërua në veprat që u goditën. Kjo është historia e një vepre që u asgjesua dhe që u rilind dje në mbrëmje. Ajo punë, piktori thotë se e ruante si fotografi të vjetër, të varur në mur. Mbi atë ribëri tablonë e re, në vitin 1999

“Tani duke e parë si fotografi të vjetër, ku kjo punë ishte e fotografuar në mur nga ajo e nxora me kujdes duke e ribërë më 1999”.

Ndërsa tek “Labëria” e Velos, në mbi 20 tablo janë temat e preferuara tëtij që i ka vazhduar herë pas herë që nga viti 1962 deri më 2004. Për 42 vjet duke u ngulur në një motiv që i ka lënë gjurmë në stilin e tij. ”Kurse kjo është një temë që më ngacmon shumë sigurisht në forma të ndryshme. Duke u munduar të shprehë me anën e Labërisë gjithë konstruktin tonë shpirtëror kombëtar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›