Hipoteka, kamziotët nisin radhën

20/02/2005 Osmani tregon se pronari i ka takuar, kanë bërë matjet e tokës dhe banorët kanë nisur procedurat
"Fushata e legalizmit" detyron Agim Osmanin të hipotekojë tokën e blerë gjashtë vite më parë
Agim Osmanin ora e mbylljes së portës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e gjeti po aty. Prej gjashtë vitesh, ai jeton te "perimet" në Valiasin e Ri, sikundër thotë vet. Osmani, nga Kamza, ka ardhur që në mëngjes në Hipotekë për të bërë regjistrimin e tokës së blerë 6 vite më parë. Ndenji gjithë ditën në radhë me dokumentet që ia kishte dhënë pronari dhe në fund, kur i erdhi radha, punonjësja e sportelit i tha se për të bërë regjistrimin duhej të linte aty çertifikatën e pronësisë së atij të cilit ia kishte blerë tokën dhe të priste për përgjigje pas një muaji. "Por, mua më porositi pronari që të mos e lija dokumentin këtu, por punonjësja më tha që herën tjetër të vija së bashku me ish-pronarin", thotë Agimi. Në sportelin e regjistrimeve të fshatit prej disa muajsh ka shumë radhë, pasi kush e ka blerë tokën te pronari i vërtetë po nxiton që ta regjistroj, përpara sesa ta kapi "fushata e legalizmeve". "Tokën e kam blerë para 6 vitesh, 400 metra katror2, 2.5 milionë lekë dhe e ngritëm shtëpinë. Tani, që nisi vetëdeklarimi për të bërë legalizimet i kërkuam pronarit të gjitha shtëpitë, sa ishim dhe ai na erdhi. Bëmë me topograf matjen e tokës, hartën (të cilën e tregon) dhe tani do të bëjmë regjistrimin e tokës secili në emrin e vet", shpjegon Osmani. Ai tregon se deri tani e kishin neglizhuar këtë punë, për të vetmen arsye, pasi këto dokumente nuk kishte përse i hynin në punë dhe dihej se do të humbisnin jo vetëm kohën, por dhe orë të tëra pune në Hipotekë. Megjithatë tokën e kanë blerë te pronari, i cili i kishte letrat e rregullta dhe ishte kujdesur vet për këtë punë, duke e ndarë sipërfaqen në parcela. E ndërsa këtë pikë, Agimi e ka të zgjidhur, marrëdhëniet pronar-banor, që konsiderohen si më të vështirat në procesin e legalizimit, përsëri ai është i shqetësuar për ecejaket nëpër zyra, të cilat nuk dihet se sa do të zgjasin. Kur bëhet fjalë për kohën e humbur, Osmanit i ndërron ngjyrë fytyra. "Këtu s'e di se sa kohë do të harxhoj, se sa nerva, por për dokumentin e Kadastrës në Kamëz, m'u deshë një javë kohë, hajt se bëhej sot, e hajt se bëhet nesër, iku një javë", tregon Osmani.
Udhëzimi
Pjesë nga udhëzimi dërguar njësive vendore për legalizimin
1.3.4. Mbledh dhe përpunon informacionin e duhur, për plotësimin e rubrikave të formularit "Vetëdeklarim për legalizim", të përcaktuar nga ky Udhëzim.
Për përmbushjen e kësaj detyre njësia:
a) Të shfrytëzojë materialin hartografik dhe shkresor, që disponojnë njësia e urbanistikës dhe seksioni i menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë Bashkisë apo Komunës.
b) Të kërkojë informacion shkresor, teknik dhe harta, nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme përkatëse.
1.3.5. Të mbajë kontakte të vazhdueshme me Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale dhe ta informojë atë në mënyrë periodike, çdo muaj.
1.3.6. Të ndjekë dhe zbatojë procedurën e përcaktuar në këtë udhëzim, përmbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për ndërtimet e banesave pa leje në zonat informale.
1.3.7. Të verifikojë në terren, çdo ndërtim pa leje të deklaruar.